E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi: Duka niset për në Zvicër, apelon vetë për stadiumin

Duhen provuar të gjitha. Për të shpëtuar Kombëtaren dhe për për të hapur dyert e stadiumit. Pasi në zyrat e UEFA﷓s është nisur një dosje e "mbingarkuar" për apelim në lidhje me vendimin e një ndeshjeje me dyer të mbyllura të Shqipërisë, presidenti i Federatës Armando Duka ka vendosur që të zbresë vetë në zyrat e Nionit në mënyrë që të konsumojë të gjithë miqësitë e tij, që Apeli të ndërrojë mendje: "Sepse kështu do t'i bëjmë një shërbim futbollit, dënimi është i ekzagjeruar", pretendon me me të drejtë zyra për shtyp e FSHF-së.
"I ftuar për cështje pune në UEFA, presidenti i Federatës do të shohë me prioritet mundësinë që qoftë edhe në mënyrë jo zyrtare të sqarojë anëtarët e Komisionit të Apelit se vendimi që ka marrë disiplina në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Holandë janë ekzagjëruar. E mbi të gjitha për të kuptuar se përse vendimi për të luajtur pa tifozë me Bjellorusinë është marrë me kaq shumë vonesë", konfirmon zëdhënësi Nyrishmi. "Ndoshta nuk do të arrihet asgjë sepse në fund të fundit organet juridike kanë një autonomi perfekte vendimarrëse megjithatë presidenti ka kërkuar nga ne edhe nga vetja që t'i shkojmë deri në fund kësaj historie". Për të vijuar më tej me insistimin që asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur: "Në stadiume te skuadrave përfaqësuese në Evropë ndodhin gjëra edhe më të frikshme dhe nuk është marrë asnjë masë. Shashka është hedhur në ajër dhe jo në kokën e Melkiotit".
Përtej kësaj Disiplina këtë edicion ka pasur shumë "punë" me Shqipërinë. Ka dënuar Canën tri ndeshje pezullim (është ulur në 2 në Apel), ka dënuar trajnerin Baric tri ndeshje dhe ka gjobitur Federatën me 17 mijë franga për fishekzjarret në ndeshjen me Rumaninë. Nuk jemi kaq të "këqinj" apo jo?
Burimi: Sport Ekspres

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›