E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bekham: Nuk largohem nga Madridi

15/01/2005  

Devid Bekham, mesfushori i Real Madrid mendon se Çelsi i Murinjos i ka të gjitha shanset për të fituar katër trofe këtë sezon. Trajneri portugez ka formuar një skuadër të madhe dhe mund të përmbysë suksesin e trefishtë të Mançester Junajtid në 1999-ën. “Ata janë shtatë pikë larg nga vendi i dytë në kampionat, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të impenjuar në FA Kup, Kupën e ligës dhe Ligën e Kampioneve”- ka komentuar futbollisti i kombëtares spanjolle. Më pas ka shtuar: “Është shumë bukur për futbollin kur një skuadër e madhe ecën kaq mirë në të gjitha kompeticionet. Nuk do të jetë çudi nëse kjo skuadër arrin të fitojë disa trofe të rëndësishëm brenda një sezoni”.

Rivalët e Realit në kampionat, Barcelona do të ndeshet në Ligën e Kampioneve pikërisht me skuadrën e drejtuar nga Joze Murinjo. Bekham ka dekaruar: “Për Barcelonën do të jetë një test i vështirë sepse Çelsi është duke kaluar momente shumë të mira”. Bekham ka zgjedhur pretendntët e tij në Ligën e Kampionve: “Milani është një skuadër shumë e fortë, gjithashtu edhe Juventusi që do të ndeshet me ne.

Barcelona është një skuadër e madhe, po ashtu edhe Çelsi. Mendoj se këtë vit Liga e Kampioneve nuk do të fitohet nga ndonjë skuadër surprizë”.

Nga Liga e Kampioneve tek kampionati spanjoll, ku Real ka reduktuar distancën me Barcelonën në shtatë pikë. Bekham ka komentuar: “Jemi duke kaluar momente të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu. Pjesa e parë e sezonit ka qënë shumë zhgënjyese për ne, ndërsa tani duhet vetëm të demostrojmë më të mirën për të shpresuar tek titulli kampion. Do të jetë shumë e vështirë sepse emi tre skuadra: Reali, Barcelona dhe Valencia”.

Devid Bekham flet edhe për të ardhmen e tij. Ditët e fundit në Madrid kanë qarkulluar fjalë se futbollisti anglez nuk është në listën e të prefruarve të Sakit dhe në fund të sezonit mund të jetë në listën e futbollistëve për shitje. Mesfushori i Realit ka thënë se nuk ka ndër mend të transferohet tek Çelsi, skuadër që ka treguar interes për të kohët e fundit: “Jam shumë mirë në Madrid. Kam biseduar me Sakin dhe më ka thënë se duhet të japë gjithmonë maksimumin tim. Në pankinë kemi një trajner shumë të zotë, si Vanderlei Luksenburgo, me të cilin vetëm mund të rritemi. Çelsi ? Më vjen mirë që një skuadër kaq e madhe ka treguar nteres për mua, por mendoj vetëm për Real Madrid”- ka përfunduar Devid Bekham.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›