E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gravesen firmos me Realin

15/01/2005  

Gravesen ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3 milion euro në sezon. Tashmë është zyrtare: Real Madrid ka blerë danezin Tomas Gravesen nga Evertoni. Klubi spanjoll ka derdhur 3.3 milion euro për të siguruar shërbimin e futbollistit. Në fakt, shtyp ibektik e kishte shkruar disa ditë më parë për marrëveshjen e arritur midis dy klubeve.

Marrëveshje personale

Xhon Sivbaek, ish-futbollist i kombëtares daneze dhe aktalisht menaxher i Gravesen ka firmosur arritjen e marrëveshjes të martën në mbrëmje. Gjithësesi drejtuesit e Realit kanë kontakuar me ata të Evertonit, të cilët kanë prefrruar ta shesin për të evituar largimin me koston e zero eurove në fund të sezonit. Gravesen mund të luajë me Realin edhe në Ligën e Kampioneve sepse Everton nuk ka zhvilluar ndeshje në kompeticionet europiane.

“Reali, skuadra e duhur”

Tashmë ish-futbollisti i Everotni dje gjatë një konference për shtyp ka thënë: “Jam i lumtur që do të luaj me Real Madrid, një skuadër e ndërtuar vetëm për të fituar trofe të rëndësishëm. Për mua do të jetë shumë e vështirë të siguroj një vend në formacion, por më pëlqejnë sfidat dhe do të jap maksimumin për të luajtur sa më shumë të jetë e mundur. Mund të them se Reali është skuadra e duhur për t`u bërë një futbollist i madh“- ka përfunduar.

Zgjedhja e Arrigo Sakit

Arrigo Saki, drejtori i ri teknik i Real Madrid ka thënë se Gravesen do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen e mbrojtjes me mesfushën. Pas largimit të Klod Makeleles në verën e 2003-it, Real ka provuar të përshtasë në këtë rol Gutin dhe Albert Celades, por asnjëri nga ta nuk ka arritur të zëvendësojë denjësisht Fernando Morientes.

Formë e madhe

Gravesen ka arritur formën më të mirë këtë sezon me Everotonin dhe sigurisht një motiv është. Në fakt danezi ka braktisur rlin e mesfushorit me tipare mbrojtëse dhe është përshtatur pothuajse në mënyrë perfekte në një rol më sulmues, ekzaktësisht në një mesfushë me tre futbollistë. Në 21 prezenca në Premier Ligë ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë tre asist.

Karriera

Gravesen e ka filluar karrierën në atdhe me Velje BK dhe më pas është transferuar në Gjermani me Hamburgun, ku ka zhvilluar edhe ndsoshta sezonin e tij më të mirë deri tani. Në verën e 2000-it është shitur tek Evertoni për 3.6 milion euro.

Skuadra kombëtare

Me skuadrën e tij kombëtare, Danimarkën, ka marrë pjesë në tre edicionet e fundit më të rëndësishme: Euro 200, në Kupën e botës së 2002-it dhe në Euro 2004, që u zhvillua në Portugali. Me bluzën e kombëtares Gravesen ka grumbulluar 52 prezenca dhe pesë gola.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›