Van Gal shpallet trajneri i Alkmarit
15/01/2005
Luis Van Gal ka firmosur një kontratë trevjeçare, e cila do t’i lejojë të bëhet trajneri i skuadrës holandeze të Alkmarit. Megjithatë, një gjë e tillë pritet të ndodhë vetëm, për sa i përket sezonit tjetër. Ish-trajneri i përfaqësueses holandeze do të zërë vendin e të suksesshmit Ko Adrianse. Ky i fundit kishte deklaruar se do të largohej nga drejtimi i skuadrës surprizë, si në kampionatin vendas, edhe në Kupën UEFA, menjëherë pasi kontrata e tij aktuale me klubin do të skadojë me mbylljen e sezonit. Kështu, Van Gal, pasi ka dhënë dorëheqjen nga të qenit drejtor teknik i klubit të Ajaksit, në tetorin e vitit të kaluar ka qenë zgjedhja e parë nga bordi drejtues i Alkmarit. “Vendimi im për të punuar me skuadrën e Alkmarit është i bazuar në tre kritere, ka thënë Van Gal. Ata më pëlqejnë, sepse kanë një organizim shumë të qëndrueshëm, ku unë mund të mbështes gjithë punën time në mënyrën e duhur. Po ashtu nuk do të harroja këtu, edhe cilësinë e kësaj skuadre që deri tani ka treguar se do të jetë në gjendje për të fituar shumë gjëra me rëndësi. Ambicja e kësaj skuadre është e përputhur me ambicjen time personale”. Karriera e Van Gal si trajner, ka nisur në vitin 1986, pikërisht me skuadrën e Alkmarit përpara se të transferohej tek Ajaksi, ku ai pati një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampioneve në vitin 1995. Në vitin 1997, Van Gal do të bëhet trajneri i Barcelonës, por do të japë dorëheqjen, pas tre sezonesh punë. Më pas ai mori drejtimin e skuadrës përfaqësuese holandeze, me mbylljen e Euro 2000, por për fat të keq nuk arriti që të siguronte kualifikimin në Botërorin 2002.