E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez, Venger, Mou refuzuan Realin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, sipas "El Mundo Deportivo", ka marrë Manuel Pelegrinin si trajner pas këmbënguljes së Horge Valdanos dhe kjo ka ndodhur pas "Jo"-ve të marra tre zgjedhjet e para: Arsen Venger, Rafa Benitez e Zhoze Murinjo. Në rastin e Venger dhe Murinjos, ai që ka stepur dy teknikët të ulen në pankinën e "Galacticos" ishte fakti se të dy kishin kërkuar fuqi absolute në lidhje me skuadrën, përfshi dhe të rinjtë. Perez ka pasur dy takime me Rafa Benitez, por spanjolli refuzoi, pasi ishte nën kontratë me Liverpulin dhe klubi i kishte dhënë edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm, pas ikjes së Rik Parri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›