E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buton-MekLaren: Ka tratativa Firma pritet pas pak ditësh

"Ka mbërritur një lamtumirë e shpejtë", ka thënë zëdhënësi i MekLarenit. Por nëse je kampion i botës në fuqi në një kampionat të sapombyllur dhe merr udhëtimin drejt skuadrës Uoking nën shoqërinë e menaxherit të tij, është e vështirë që të ketë ardhur vetëm për një përshëndetje. Në realitet marrin më shumë jetë mundësitë për të parë Xhenzon Baton në çift me Ljuis Hemilton në 2010. Xhenson ka bërë vizitë të premten në skuadrën e drejtuar nga përgjegjësi Martin Uhitmarsh. Në mënyrë të pashmangshme duhet të jetë folur për mundësinë e një marrëveshjeje dhe vetë menaxheri i Baton, Rikard Godard, ka deklaruar se "Xhenson dëshiron një makinë, e cila t‘i japë mundësinë për të luftuar për titullin kampion edhe vitin e ardhshëm. Më duket normale që po vlerëson të gjitha mundësitë dhe ofertat që ka në dispozicion". Problemi aktual është bërë i njohur: Skuadra BraunGP nuk është në gjendje të kënaqë kërkesat ekonomike të pilotit, ndërsa MekLaren po. Piloti anglez do të dëshironte, që rroga e tij, e vetëreduktuar në sezonin 2009 (me një zbritje deri në 8,3 milionë euro) të rishikohet nga drejtuesit e tij, pra kërkon ngritjen e përfitimeve sezonale. Skuadra e Uoking nuk ka probleme me buxhetin dhe prandaj, edhe në bazë të takimit të së premtes, "super-kombëtarja" angleze MekLaren-Hemilton-Buton mund të bëhet një realitet i prekshëm në sezonin 2010. Sipas përshkrimeve të shtypit anglez, firma në kontratë do të duhet të vijë gjatë javës së ardhshme. Ndërsa nëse do të duhej që kjo marrëveshje të dështojë, mundet që MekLaren të mbështetet te Kimi Raikonen si zgjedhje e parë ose te Nik Hajdfeld si zgjedhje e dytë. Ndërkohë që janë duke u zhvilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Dje skuadra e re, Lotus, e cila në 2010 është do të marrë pjesë në Botëror, ka komunikuar se ka kaluar testet e bëra në laborator. Natyrisht kontrolli i vërtetë i FIA-s është ai që bën teste dhe duhet të përballet disa herë me to deri sa t‘i ketë kaluar për të arritur nënshkrimin. Lotus, një sfidë e re e lindur nga bashkëpunimi mes qeverisë malajziane dhe tre biznesmenëve, do të duhet të prezantojë makinën e re në mes të shkurtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›