E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard përfundon sezonin

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 16:28

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit. Mesfushori anglez u kthye në stërvitje një javë më parë pas operacionit në ijë në fillim të marsit, por pësoi një dëmtim të ngjashëm të premten e kaluar.

30 vjeçari kaloi javën duke iu nënshtruar kontrollimeve të vazhdueshme dhe menaxheri Kenny Dalglish ka konfirmuar më të keqen, mungesën e Gerrardit për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ne nuk e dimë saktësisht se ku qëndron problemi. Do të presim për të marrë përgjigje më të saktë nga stafi mjekësor, por është e sigurt se ai nuk do të paraqitet përsëri këtë sezon”, tha Dalglish nga fusha stërvitore e Liverpoolit në Melwood.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›