E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati spanjoll Reali shkon ne Bilbao kurse Barcelona pret Almerian

Përpara se të fillojë turin e forcës me katër përballje ndaj Barcelonës në harkun e 18 ditëve, Reali i Madridit udhëton për në Bilbao.

Djemtë e Hoze Mourinjos kanë bërë gjysmën e punës ndaj Totenhemit në çerekfinalet e Championsit, duke fituar 4-0 në ndeshjen e parë. Madrilenët janë me një këmbë në gjysmëfinale, ku ka të ngjarë të ndeshen me Barçën, e cila fitoi 5-1 ndaj Shakhtjorit. Por dy ndeshjet europiane do të luhen pas dy “El Klasikove” të tjera, njëra për kampionat, të shtunën e ardhshme dhe tjetra për finalen e Kupës së Mbretit, më 20 prill.

Ndaj Bilbaos, Mourinjo do të përdorë rotacionin me synimin për të kursyer energjitë e titullarëve. Dy kupat janë objektivi i Realit, sepse në kampionat gjërat janë më të vështira, duke parë disavantazhin prej tetë pikësh nga Barça kryesuese. Bilbao renditet në vendin e pestë dhe synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Baskët janë mundur vetëm katër herë nga Reali në 11 sfidat e fundit të luajtura në “San Mames”. Bilbao-Real do të jetë ndeshja hapse e javës e javës së 31-të, ndërsa Barcelona do të luaj dy orë më vonë. Katalanasit, që po marshojnë drejt titullit të tretë radhazi, do të presin Almerian e vendit të fundit. Klubi jugor shkarkoi trajnerin Hoze Luis Oltra duke e zëvendësuar me Roberto Olaben. Almeria ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit dhe nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet e luajtura në “Kamp Nou”. Në fundjavë spanjolle pritet me inters edhe takimi mes Valencias së vendit të tretë dhe Vilarealit, që renditet i katërti me tri pikë më pak. Të dyja këto skuadra duken të sigurta për praninë në Champions sezonin e ardhshëm, teksa “nëndetësja” e ka noralin në qiellin e shtatë pas fitores 5-1 ndaj Tventes në çerekfinalen e Ligës së Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›