Dhënia e kredive, bankat private shtojnë procedurat e garancive dhe kërkesat
Dokumentet hipotekore dhe kolaterali janë kriteret kryesore. Procedurat shtrëngohen edhe për kreditë për bizneset
Ervin Koçi
Bankat private në Shqipëri kanë nisur të tregohen më të kujdesshme në procesin e kredidhënies për individë dhe subjekte. Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet ekonomike në vend, institucionet financiare private (bankat private), kanë nisur të tregojnë kujdes sidomos përsa i përket sigurimit të dokumenteve që garantojnë marrjen e kredisë. Kështu, vëmendje më e madhe i kushtohet hipotekimit të pronave të patundshme (kolateralit), që vihen si garanci për individët që i tërheqin kreditë, si dhe verifikimit të të gjithë dokumentacionit dhe pronave të dorëzanësve, me qëllim që ato të jenë disa herë më të mëdha në vlerë se sa vet shuma e kredisë. Sipas ekspertëve bankarë, faktorët që kanë çuar në shtrëngimin e kritereve të kredidhënies për bizneset kanë qenë vendimet e BSH-së për të shmangur çdo rrezik, si pasojë e krizës globale financiare. Ndër masat e ashpra që bankat private kanë marrë paraprakisht janë edhe hetimi i hollësishëm për pasaktësi të mundshme në raportimet e operatorëve të degëve bankare dhe financiare, nxjerrjen e përgjegjësive të stafit administrativ të bankës, si dhe bllokimin e dhënies së kredisë në rast të konstatimit të ndonjë parregullsie te klienti. Marrje masash të ndryshme administrative deri dhe penale parashikohen edhe ndaj personave përgjegjës (punonjësve të bankave, oficerëve të kredisë), që për paaftësi, subjektivizëm ose korrupsion keqpërdorin paratë e bankës ku punojnë duke dhënë kredi të pasigurta. Ndëesa BSH-ja, nga ana e saj, ka parashikuar deri heqje të licencës për operatorët bankarë me performancë negative në kredidhënie.
Portofoli i kredisë
Sipas BSH-së, kontributin kryesor në rritjen e kredisë e japin bizneset, por në 6-mujorin e parë 2008, bankat raportojnë për shtrëngim të mëtejshëm të standardeve të kredisë krahasuar me 6-mujorin e dytë të vitit 2007, si për bizneset ashtu dhe për individët. BSH-ë vëren se, bankat tregtare që operojnë në vend kanë qenë më të kujdesshme për kredinë dhënë bizneseve të mëdha dhe kredinë e individëve për qëllime konsumi, se sa për kredinë akorduar bizneseve të vogla dhe kredinë hipotekore. Në 6-mujorin e parë të vitit 2008 kërkesa e bizneseve dhe individëve për hua nga bankat është vlerësuar si pozitive, por me prirje në ulje në krahasim me 6-mujorin e dytë të vitit 2007. Kërkesa e bizneseve pritet të mbetet pozitive në 6-mujorin e dytë të vitit, ndërsa kërkesa e individëve parashikohet të mos ketë ndryshime të mëdha nga niveli i saj në 6-mujorin e parë, bën të ditur burimet e BSH-së. Në fund të gushtit BSH-ja raportoi se portofoli i kredisë ishte rritur me 45 për qind. Në total kjo shifër arriti në 356.9 miliardë lekë ose 3.96 bilionë dollarë, e konvertuar me 2.9 bilionë euro. Kjo shifër është rritur me 2.1 për qind në krahasim me një muaj më parë dhe 44.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Sektori i tregtisë, ndërtimit dhe industrisë thithin rreth 77 për qind të kredisë për biznese. Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë saktëson se gjatë 7 muajve të kaluar kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore mesatare prej 40.6 për qind për shtatë muajt e parë të vitit. “Pjesën më të madhe të kredisë, bizneset e përdorin për të mbuluar nevojat e tyre për likuiditet (48 për qind) dhe për të financuar investimet në pasuri të paluajtshme (22 për qind)”, - thonë ekspertët.
Rritja e kredisë
Rritja e shpejtë e kredisë dhe vështirësitë që mund të ndeshin sektorë të veçantë të ekonomisë që janë kredituar në mënyrë të ndjeshme, janë faktorë që do të vijojnë të ushtrojnë presion mbi cilësinë e kredisë në të ardhmen. Banka e Shqipërisë u ka kërkuar drejtuesve të bankave të përcaktojnë dhe të marrin veprime konkrete për të ruajtur cilësinë e aktiveve dhe treguesit e likuiditetit. “Në lidhje me likuiditetin është e nevojshme që strukturat drejtuese të bankave, të ndjekin praktika që lejojnë vetë institucionin të plotësojë nevojat e pritshme për likuiditet në mënyrë sa më të pavarur, por duke pasur edhe alternativa, të cilat përmirësojnë aftësinë e tyre për të gjeneruar likuiditet, në rast nevoje”, - është shprehur Guvernatori. Bankat duhet të ndjekin një politikë të identifikimit sa më të shpejtë të kredisë me probleme dhe të krijojnë menjëherë fondet rezervë.
Kofindustria, apel BSH-së për zgjidhjen e çështjes së “kredive të këqija”
Konfindustria tërheq edhe njëherë vëmendjen e Bankës së Shqipërisë që të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore me masa të prekshme të ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherial të tyre. Kjo deklaratë ka ardhur lidhur me çështjen mjaft të ndjeshme dhe problematike të rritjes së shpejtë të portofolit të “kredive të këqija” në portofolin e përgjithshëm të kredive të dhëna. Nëpërmjet një deklarate për mediat Kofindustria shprehet se thelbi i problemeve në sistemin bankar shqiptar për shkak të fenomenit të “kredive të këqija” është prodhuar nga brenda sistemit, nga keqmenaxhimi në vazhdimësi dhe nuk është aspak i ri në kohë. Pasojat, që mund të vijnë nga paqëndrueshmëritë e tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë vetëm ndikim dytësor dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejnë si justifikim për përgjegjësitë e brendshme të keqmenaxhimit bankar. “Gjithashtu, shqetësimi rritet kur dihet, se tashmë jemi vetëm në fillimin e kohës kur ka filluar të maturohet masa kryesore e kredive të dhëna. Pavarësisht, se sipas standardeve ndërkombëtare ende nuk është arritur shkalla e rrezikut të masës së kredive të këqija, kahu rritës i përshpejtuar i tyre duhet të shërbejë si kambanë alarmi për BSH-në, qeverinë dhe vetë vendimmarrjen politike tërësore të vendit”, -thuhet në deklaratë.
19 Tetor 2008