E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përplasen dy makina, plagoset rëndë një person

 

GJIROKASTER-Një aksident autobomibilistik është shënuar në Gjirokastër. Dy automjete jane perfshire mbrëmjen e djeshme rreth ores 23.00 ne nje aksident rrugor ne bulevardin kryesore ne lagjen “18 shtatori” ne Gjirokaster. Si pasoje eshte plagosur rende njeri prej drejtuesve te automjetit, nderkohe drejtuesi i mjetit tjetër aktualisht eshte shoqëruar ne komisariatin e Gjirokastres. Si pasoje e ketij aksidenti eshte demtuar rende drejtuesi i automjetit tip “Rover”, me targa te huaja Agim Skendera 40 vjec nga qyteti i Tepelenes ndërsa drejtuesi i automjetit fuoristrad tip “Jeep”, Jorgo Llukani nga qytetit i Gjirokastres nuk ka pasur demtime dhe eshte shoqëruar nga uniformat blu ne komisariatin e qytetit. Nga veprimet te eksperteve autoteknike dhe deshmite e mara nga vendi i ngjarjes mesohet se shkak per kete aksident te ndodhur ne qender te qytetit ka qene nje pakujdesi i mjetit tip “Rover” e cila ka hyre ne rrugen kryesore duke i prere rrugen automjetit tjeter gjë që ka sjelle edhe plagosjen rende te 40 vjecarit. I plagosuri eshte shoqeruar menjehere ne spitalin rajonal “Omer Nishani”. Sipas mjekeve te ketij reparti i aksidentuari ka pesuar fraktura te renda ne pjese te kraharorit dhe gjendja e tij paraqitet kritike per jeten.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›