E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika konsullatë në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel De Gucht, që ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Crans Montanës, gjatë takimit me Kryeministrin Sali Berisha vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë në fusha të ndryshme. 

Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se, Kryeministri priti në një takim në selinë e Kryeministrisë, ministrin e Jashtëm belg, Gucht dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Pas vendimit të qeverisë belge për hapjen e një zyre konsullore të këtij vendi në Shqipëri, vendim që u bë i ditur gjatë vizitës që Kryeministri Berisha zhvilloi së fundi në Bruksel, ministri i Jashtëm belg u shpreh se ky lajm i mirë do të shkojë edhe më tej, pasi Ministria e Jashtme belge po punon që këtë zyrë ta kthejë në një Mision të Përhershëm diplomatik. De Gucht theksoi se Belgjika do të ulë tarifat e përgjithshme për marrjen e vizave, si dhe do të çojë në zero tarifat për disa kategori të vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›