Gërdeco-filozofia shfaqet në kompanitë e naftës
Kastriot Islami
Specialistët e naftës janë kërcënuar me largim nga puna. Shqetësimi i tyre vjen nga rreziku për “bukën e gojës”, që ka përfshirë një numër të konsiderueshëm të familjeve të Ballshit. Revolta e tyre përballë shtetit partiak dhe pushtetit të korruptuar duket e arsyeshme. Por ndonëse të revoltuar ata kanë ruajtur gjakftohtësinë. Ata janë nga specialistët më të talentuar të uzinës, janë nga familjarët më të mirë dhe banorët më të rregullt të Ballshit. Ata për më se tridhjetë vjet kanë mundur varfërinë me djersën e mundin e tyre, me jetën e gjakun e tyre, që ndotja u ka shkurtuar jetën.
Gërdeco-filozofia kërcënon kompanitë e naftës...
Në themel të kësaj ngjarjeje është filozofia dhe skema korruptive shtetërore e korrupsionit, e vjedhjes, dhe e trafiqeve të tipit të Gërdecit. Ajo ka të njëjtat tipare. Autorët e drejtuesit janë të njëjtë. Me Kryeministri në krye. Ministri i korruptuar i radhës përgatit vendimet. Drejtori emigrant Tonin Hysi i larguar për në SHBA dhe tjetri Kamber Canaj për në Itali zbatojnë. Biznesmenët e tipit të Delijorgjit të firmës Gjanica që zhvatin të gjithë tenderët e uzinës, organizojnë shpërndarjen e ryshfeteve dhe zarfeve të korrupsionit dhe njëkohësisht agresojnë të gjithë punonjësit e kërcënojnë banorët e Ballshit. E kështu me radhë për të arritur tek ndonjë “Devirol tjetër”, që përgatitet të falë badjava “Armo”-n dhe “Albpetrol”-in, duke vendosur fitimet korruptive në llogari bankare në Qipro apo gjetiu për të gjithë piramidën e korrupsionit.
Kriteret abuzive partiake të spastrimeve...
Në themel të të gjithë kritereve qëndron synimi për të “ruajtur të paprekur të gjithë punonjësit e rinj që janë futur në punë pas korrikut 2005”, pra vetëm militantët e PD-së, të cilët në mënyrë masive u punësuan duke fryrë pa masë organikat e këtyre dy kompanive. Sipas kritereve abuzive, “një punëtor i kualifikuar dhe me një vjetërsi pune mbi 30 vjet, do të mund të largohet nga puna, ndërkohë që një punonjës që ka 2 vetëm vjet punë dhe që është marrë jashtë çdo kriteri nga shtresa e militantëve do të vazhdojë të qëndrojë në punë”. Piket maksimale që mund të merren nga vjetërsia në punë janë 7 (1 pikë për çdo tre vjet deri në 21 vite pune), ndërkohë që arsimi 8-vjeçar ka 5 pikë. I paperceptueshëm nga logjika e çdo njeriu të zakonshëm është fakti që 45 pikë të mundshme për t’u fituar varen nga “mendimi dhe opinioni i shefave të repartit”, që është militant injorant i ardhur në uzinë pas zgjedhjeve të vitit 2005, ndërkohë që arsimi i lartë ka 25 pikë. E tjerë, e tjerë... Përmes një fletushke të varur në muret e brendshme të uzinës janë pushuar me këto kritere nga puna 302 kryefamiljarë apo familjarë, specialistë e ekspertë, punonjës prej shumë vitesh në uzinën e Ballshit dhe 69 punonjës të TEC-it. Ata nuk i ka pritur askush, nuk i ka sqaruar askush, nuk i lajmëruar askush nga zyrtarët. Ky nuk është një veprim ligjor transparent, por një akt i pastër partiak.
Privatizimi korruptiv i kompanive të naftës...
Në mënyrë demagogjike këto veprime abuzive paraqiten si pjesë të reformës për ristrukturimin e “Armo”-s dhe “Albpetrol”-it. Në realitet ato janë thjesht veprime me prapavijë e interesa partiake, veprime arbitrare e abuzive, veprime që kanë shkaktuar tensionim social, veprime me synime të qarta korruptive. Midis drejtuesve të uzinës thuhet se këto veprime dhe privatizimi pasues do të kthejnë në aksionerë drejtuesit e korruptuar dhe disa militantë fanatikë. Në fakt, kompania është në prag të falimentimit dhe me shumë gjasa privatizimi do të bllokohet... Por edhe po erdhi ndonjë firmë e dyshimtë, ajo nuk do të ketë mundësi të ushtrojë veprimtarinë e saj me militantët e paaftë demokratë dhe pa asnjë specialist e punonjës të kualifikuar...
Tensione sociale nga familjet pashpresë...
Me këto spastrime e veprime të papërgjegjshme është krijuar një situatë sociale shpërthyese, sepse një pjesë e madhe e familjeve do të kthehen në konsumatorë të pashpresë të asistencës sociale;
uzina rrezikon të falimentojë se po largohen ekspertët e specialistët dhe ajo do të drejtohet e menaxhohet nga militantë të paaftë e të babëzitur;
privatizimi i uzinës tenton të dështojë ose të kryhet në mënyrë korruptive e pa asnjë vlerë, sepse nga këto spastrime po shkatërrohet vlera e burimeve njerëzore dhe po ulet qëllimisht në mënyrë drastike vlera e saj.
Specialistët dhe ekspertët më të mirë, që nuk mbrohen se janë socialistë, por sepse janë ata që mund të mbajnë në punë uzinën, bëjnë direkt përgjegjës Kryeministrin Berisha dhe ministrin Ruli. Ata akuzojnë drejtorët e uzinës, Toni Hysi dhe të TEC-it, Kamber Canaj.
Të ndalet provokimi...
Qyteti i revoltuar nuk duhet të provokohet, por duhet tërhequr menjëherë urdhri arbitrar e abuziv. Duhet të shkarkohen urgjentisht drejtuesit e papërgjegjshëm që janë larguar jashtë vendit. Duhet të merret takim me të gjithë punonjësit dhe të sigurohen për një reformë transparente dhe që bazohet në kritere që mbrojnë ekspertët e specialistët dhe shëndoshin gjendjen e uzinës dhe e përgatisin atë për privatizim. Nuk mundet dhe nuk do të pranohet asnjë lloj privatizimi i kompanive të naftës përmes këtyre veprimeve abuzive e korruptive. Duhet të merren masa të largohen falangat e kërcënuesve të korruptuar, kryesisht biznesmenë të majmur nga korrupsioni dhe tenderët e këtyre kompanive që kërkojnë të nxisin revoltën në qytet dhe të frikësojnë qytetarët.