PS bojkot pas sherrit me Topallin
Çështja e korrupsionit ka shërbyer si debat ndërmjet pozitës dhe opozitës, ku përplasjet mes të majtës dhe të djathtës detyruan socialistët të bojkotojnë Parlamentin.
BLEDAR HOTI
Opozita kërkoi me ngulm që Kryeministri Sali Berisha dhe ministrat të jenë të pranishëm në seancë gjatë diskutimit pesë minutash të deputetëve për çështjet jashtë rendit të ditës. Sulmet e opozitës nuk prekën as drejtuesin e përkohshëm të seancës, socialistin Ylli Bufi, i cili ka tentuar t'ia mbyllë gojën kryetares së grupit të tij, Valentina Leskaj. Bufi ka replikuar disa herë me socialistët, por kolegët e partisë së tij e kanë sulmuar sikur të ishte përfaqësues i maxhorancës dhe jo i opozitës.
Korrupsioni dhe imuniteti
Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar në fjalën e tij Kryeministrin Berisha për lidhjet me kreun e Tatimorëve, Sefgjinin. "Rezulton se zoti Kryeministër dhe miq shumë të ngushtë të tij janë vizitorët më të shpeshtë të familjes Sefgjini në këto ditë të vështira arresti shtëpiak për kryefamiljarin e kësaj familjeje dhe për kryetatimorin e Shqipërisë. Kjo mendoj duhet të jetë edhe arsyeja pse zoti Berisha nuk ka kohë të paraqitet në Parlament, ndoshta edhe në zyrën e tij", deklaroi Balla. Sipas tij, qeverisja aktuale ka vetëm një emër, ryshfet dhe korrupsion. Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka, duke iu kundërpërgjigjur tha se, "Balla ka qenë zëdhënës i Nanos, i qeverisë më të korruptuar në vend". "Unë nuk e di se ka pasur heqje imuniteti në kohën kur qeveriste PS-ja. Madje, kur socialistët ishin në pushtet, i hiqnin imunitetin deputetëve të opozitës. Ndryshe nga ju, ne e pranojmë ekzistencën e korrupsionit në administratë, por lufta ndaj saj fitohet me heqjen e imunitetit dhe për këtë kërkojmë të na hiqet imuniteti të gjithëve", deklaroi Paloka. Ndërsa Vali Leskaj ka kundërshtuar vazhdimin e diskutimeve, pasi kryeministri dhe ministrat nuk janë të pranishëm.
Debati në Parlament
Valentina Leskaj: Pas çdo seance është bërë e zakonshme, se për një orë deputetët sorollaten në kafera, për shkak të leksioneve që u jepet kalamajve për Parlamentin. Vihet këtu e jepet fjala kur të dojë kryetarja, ia jep pa respektuar Rregulloren.
Ylli Bufi: Zonja Leskaj, uluni, se ju ka mbaruar koha se po flisni për procedurë, zoti Paloka e ka fjalën.
Leskaj: A ka mundësi të mbaroj, nuk mund të ma mbylli dot gojën.
Thirrje nga opozita: Lëre të flasë pse ndërhyn, lëre të mbarojë. Pse sillesh si Topalli.
Bufi: Për procedurë është dy minuta, s'ka më.
Leskaj: Mos u shqetëso, zoti Bufi.
Bufi: Nuk shqetësohem jo, koha mbaroi.
Leskaj, Topallit: Për t'jua kursyer kohën dhe një pjesë të leksioneve të ministrave tuaj, kërkojmë shtyrjen e votimit të dy p/ligjeve se s'janë dëgjuar grupet e interesit dhe kanë pësuar ndryshime në pjesën më të madhe të neneve.
Topalli, Leskajt: Ky ligj është shumë i rëndësishëm që diskutohet prej vitesh, është e drejta juaj ta votoni kundër, ky diskutim do të vazhdojë nëse dikujt i prishen interesat me këtë ligj, ne s'na interesojnë fare dhe vazhdojmë diskutimet, ju nuk ju shkon zonjë të përflisni nëse japin leksion. Ndijmë çdo ditë kangën tande për një nen të rregullores që na e këndon përditë, ky është një budallallëk, por ne s'ta themi, kështu që të keni kujdes.