Vdekjet, shefat e pavionëve shkelin ligjin për autopsitë
Shefat e shërbimit në QSU “shkelin” ligjin “Për autopsinë”.
zirina llambro
Nga 659 vdekje brenda spitalit të regjistruara për vitin e shkuar, asnjëherë nuk është kërkuar prej drejtuesve të klinikave kryerja e autopsisë. Edhe sikur pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve të përjashtohet nga kjo ekspertizë, pasi dihet shkaku, sërish tingëllon absurde që të paktën për një rast të vetëm bluzat e bardha s’kanë pasur dyshim për arsyet, pse i sëmuri ka humbur jetën në spital. Kjo situatë përsëritet prej më shumë se një dekade në institucionet tona shëndetësore. E teksa nga shefat e shërbimit i është mëshuar fort konsensusit të familjarëve për autposinë, apo vetos së tyre për të mos e kryer, ligji përcakton të kundërtën. “Kur vdekja ndodh në institucionet shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet në rastet kur shefi i shërbimit ose i pavijonit kërkon verifikimin e diagnozës a të shkakut të vdekjes. Kur shefi i shërbimit a i pavijonit nuk e kërkon autopsinë, ose kur vdekja ndodh jashtë institucioneve shëndetësore, autopsia anatomo-patologjike bëhet vetëm me kërkesën e të afërmve së të vdekurit”, thuhet në nenin 3 të ligjit “Për autopsinë”. Pra, sipas këtij ligji, në rastet kur shefi kërkon kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore nuk e ndalon askush. Duke iu referuar gjendjes aktuale ose tek ne mjekësia ka arritur në të tillë stad sa dyshimet kanë humbur, ose ndonjë motiv tjetër i detyron ata për të mos kërkuar kryerjen e autopsive.
Mjekësia Ligjore
“Nga të dhënat që ne kemi, në thuajse 100% të rasteve janë familjarët që kanë kërkuar t’i bëhet autopsia të vdekurit dhe gati asnjëherë kjo gjë nuk është kërkuar nga shefat e shërbimit. Flasim për rastet kur i sëmuri i ka humbur jetën brenda spitalit”, tha për gazetën drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Besim Ymaj. Sipas tij, të gjitha vdekjet para, gjatë dhe pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale janë objekt i Mjekësisë Ligjore dhe si të tilla duhen shqyrtuar prej saj. “Nga eksperiencat e vendeve më të zhvilluara se ne, shefat e klinikave kërkojnë kryerjen e autopsisë për të vlerësuar më pas punën e shërbimeve që drejtojnë”, tha Ymaj. Ai nënvizoi se, për të gjitha rastet kur nuk është gjetur shkaku i vdekjes nga ana mjekësore ekspertiza është e domosdoshme. “Nëse do të kërkoheshin të gjendeshin gabimet mjekësore, pasi të tilla janë njerëzore dhe kjo gjë do të futej në kulturën tonë profesionale, të jeni të bindur se gjithçka do të ishte vetëm në dobi të mjekësisë e mbi të gjitha të pacientëve. Gabimet mjekësore ka në të gjithë botën dhe nuk është një fenomen vetëm i vendit tonë”, u shpreh drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Pra, në bazë të kësaj logjike, por mbi të gjitha, në bazë të ligjit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore duhet të kishin ardhur dhjetëra pacientë për autopsi pas vdekjes. Jo vetëm me kërkesë të shefave të QSU, por edhe prej drejtuesve të spitaleve të tjerë.
Isuf Kalo: Mjekët fshijnë gabimet mjekësore
Nga sondazhi që ne kemi kryer në 12 spitalet e vendit rezulton se gabimet e mjekimit, ose nuk regjistrohen, ose fshihen. Krahasimi i të dhënave është i pakët, duket sikur në spitalet tona nuk kryhet asnjë gabim”, këto rezultate bëri me dije dje, Isuf Kalo drejtor i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Ndërkaq, ai evidentoi se numri i vdekjeve nga sëmundjet koronare dhe cerebrale është rritur me 40 për qind më shumë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, rreziqet dhe gabimet mjekësore lidhen me faktorë si mosdija, mungesa e protokolleve, mosorganizimi i detajuar i protokolleve dhe i përgjegjësisë, mbingarkesa, mungesa e kontrollit të dyfishtë të procesit të mjekimit, kultura e ulët e cilësisë, mosraportimi, fshehja e gabimeve nga frika e dështimit dhe kuadri i dobët ligjor. Sipas të dhënave e nga sondazhi që (QK-SCA) ka kryer së fundmi, në spitalet rajonale të vendit, rezulton se mungon sistemi i monitorizimit të përhershëm të parametrave të sigurisë dhe aksidenteve gjatë mjekimit të pacientëve. Të dhënat u bënë të ditura gjatë seminarit “Menaxhimi i rreziqeve, gabimeve dhe i sigurisë në spitale”, organizuar nga (QK-SCA) Drejtori i kësaj qendre, mjeku i njohur Isuf Kalo, theksoi se për sigurinë në spitale, në dobi së të sëmurëve dhe personelit mjekësor, nevojitet një strategji kombëtare. Ai evidentoi ndër të tjera se, në shumicën e spitaleve kontrolli i infeksioneve spitalore është jashtëzakonisht i dobët, mungojnë evidencat e plota, menaxhimi i kujdesit për ambientin. Kjo ka bërë që infeksionet spitalore të jenë në shifra tepër të larta. Kalo sugjeroi ngritjen e një sistemi monitorimi periodik për rreziqet potenciale, krijimin e një sistemi specifik për sigurinë. Nga ana tjetër, sipas tij, duhet të bëhet identifikimi dhe raportimi vullnetar për gabimet mjekësore përmes një sistemi ligjor, por edhe një siguracion për rastet e gabimeve të personelit dhe një platformë rregullatore ligjore. “Një hap i parë për krijimin e një platforme të tillë, mund të konsiderohet projektligji “Për kujdesin shëndetësor”. Në këtë pikëpamje ajo që do të rekomandohet do të jetë krijimi i strukturave të vigjilencës, grup pune për sigurinë, kontrollin e infeksioneve spitalore, përgatitja e udhëzuesve mjekësor, hemovigjilenca, farmakovigjilenca, biovigjilenca dhe radioproteksionin, rregullore për aparaturat e helmet dhe kodin etik të mjekëve”, tha Kalo.
Mjekët: Tani kemi frikë të operojmë
“Futemi me frikë në sallë, sepse edhe atëherë kur nuk kemi faj mund të na akuzojnë si shkaktarë të vdekjes së një të sëmuri.
zirina llambro
Situata e krijuar është një presion shumë i madh dhe po na frenon në punën tonë”, kështu u shprehën dje mjekët e shërbimit të ORL-së. Një atmosferë ankthi e aspak e këndshme ka përfshirë të gjithë spitalin francez, ndonëse puna vijon normalisht. Pas konferencës për shtyp të dy ditëve më parë, ku kërkuan të jenë prezentë në riekspertizën e specialistëve për Matilda Petritin që humbi jetën pas operacionit në bajame, dje me anë të një deklarate kanë vijuar me pretendimet e tyre. “Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka përfunduar dhe ne akoma nuk dimë shkakun e vdekjes së 17-vjeçares që u operua nga bajamet. Të gjithë aludimet e hedhura deri tani janë të pabazuara”, thanë mjekët e ORL-së. Në deklaratën që mban firmat e 13 bluzave të bardha që punojnë në këtë shërbim, theksohet se vajza ka pasur vetëm tri herë hemorragji gjatë gjithë periudhës post-operatore. Pjesën tjetër të kohës ka qenë pa asnjë shenjë hemorragjie. “Është një rast atipik që nuk ngjan me hemorragjitë e zakonshme që ndodhin shpesh në këtë lloj operacioni”, thuhet në deklaratën e mjekëve. Sipas tyre, edhe në vendet me mjekësi të zhvilluar, raste të tilla ndodhin herë pas herë. Nga të dhënat e literaturës rezulton se 1 në 16 mijë vdekje ndodh pas operacioneve të këtij lloji. “Përcaktimi ‘shok hemorragjik’ pas ndërhyrjes operatore, nuk ka asnjë lloj specifike që nxjerr mjekun fajtor. Ne duam të dimë profesionalisht cila enë është dëmtuar, ku ka gabuar kolegu. Këtë nuk e bëjmë vetë për të dalë në mbrojtje të tij, por për të mësuar se ku kemi çaluar”, theksuan mjekët. Për bluzat e bardha të ORL-së, Xhavahir Hoxhallari nuk është shkaktar i vdekjes së vajzës. Nëse ai do t’i kishte dëmtuar apo prerë ndonjë enë gjaku, hemorragjia nuk do të kishte zgjatur 21 ditë, por pacientja do të kish humbur jetën vetëm pas pak ditësh. Matilda Petriti, 17-vjeçarja nga Maliqi, humbi jetën në QSU më 28 prill, 21 ditë pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e bajameve. Operacioni u krye në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec. Familjarët kanë akuzuar atë si përgjegjës të vdekjes, por mjeku ka mohuar me forcë akuzat. Ndërkaq Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Vetë Mjekësia Ligjore pohon se ka përcaktuar shkakun e vdekjes, por nuk është përfunduar raporti përfundimtar që do të saktësojë nëse kemi të bëjmë me një gabim të mjekut apo jo. Ndërkaq burime nga Urdhri i Mjekut pohuan për gazetën se kjo strukturë do të ngrejë një grup të posaçëm me mjekë të vjetër, të cilët do të kërkojnë të jenë të pranishëm në ekspertizën përfundimtare të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kjo pas kërkesës së mjekëve të ORL-së, për një palë të tretë që do të vërtetojë shkakun e vdekjes së 17-vjeçares.
“Dëmshpërblim pacientëve kur gabon mjeku”
“Në rastet kur vërtetohet një gabim mjekësor, të afërmit e pacientit duhet të dëmshpërblehen. Kjo edhe atëherë kur dëmtimi nuk është me pasojë vdekjen. Por nuk i takon drejtorisë të përcaktojë hallkat ligjore për të mundësuar këtë gjë”, kështu u shpreh për gazetën drejtori i QSU, Mati Pepa. Sipas tij, dëmshpërblimi mund të bëhet sipas praktikave evropiane. Nga vetë mjekët, kur pacienti trajtohet në një klinikë private, ose nga spitali kur mjekët janë të siguruar posaçërisht dhe kur gabimi ndodh në shtet. Aktualisht në vendin tonë dëmshpërblimi mund të jepet vetëm pasi çështja i kalon gjykatës. Në rastet kur vendoset se mjeku ka gabuar, përveç masave administrative apo dënimit me burg, parashikohet edhe dëmshpërblimi.
Kartelat mjekësore, asnjë përgjegjësi nga bluzat e bardha
Kartela që mund t’i grisësh fletë sa herë të duash. Zhgarravina e mbivendosje diagnozash. Madje, edhe pse është dokumenti më i rëndësishëm juridik, por edhe mjekësor mund ta marrësh edhe në shtëpi e nuk të thotë gjë askush. Kështu janë katandisur në spitalet tona kartelat mjekësore. Në të gjithë botën ato janë unike dhe për çdo plotësim që bën mjeku, mban përgjegjësi të plotë ligjore. Madje, edhe në vende më pak të zhvilluara se ne, janë ngritur rrjetet e informatizimit së të dhënave, të cilat ruhen për vite me radhë. Por për aq kohë sa mjekëve askush s’u kërkon llogari, ata mund të shkruajnë mbi kartelat personale çfarë t’i dojë e bardha zemër. Pacientët nuk kuptojnë asgjë. Çdo gjurmë gabimi zhduket. Asnjë prej drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk e ka çuar nëpër mend se mungesa e kartelave të mirëfillta, ato të cilat ti mund t’i gjesh edhe pas 20 vjetësh, është një plagë e madhe e shëndetësisë sot. Me këtë problem përballen edhe drejtuesit e Urdhrit të Mjekut, sipas tyre kartelat mjekësore mund të mbulojnë çdo gjurmë të një gabimi mjekësor. Siç e pohojnë dhe vetë bluzat e bardha, secili prej tyre mund të manipulojë kartelën mjekësore të një pacienti, madje edhe të atyre që humbin jetën. Ky manipulim është i vlefshëm për sa kohë që viktima nuk i nënshtrohet autopsisë. Por për aq kohë sa, nga 659 pacientë të vdekur, më pak se 15 personave u është bërë autopsia (e kërkuar gjithmonë nga familjarët), shtigjet për të mbuluar gjurmët e gabimeve janë të shumta. Edhe ekspertët mjeko-ligjorë pohojnë se, unifikimi i kartelës mjekësore është tashmë një domosdoshmëri. Ato janë dokumentet juridike më të rëndësishme dhe përdoren edhe prej organeve të hetimit për të verifikuar fajësinë e bluzave të bardha në rast se kanë faj.