Rama: Berisha fshihet pas ftesës së NATO, asnjë premtim i mbajtur
Kreu i PS, Edi Rama akuzoi dje qeverinë dhe Kryeministrin Berisha se po mundohet të fshihet pas ftesës për në NATO.
"Eshtë për të ardhur keq, që sot Kryeministri, 3 vjet nga fillimi i punës së tij, fshihet pas flamurit të NATO-s. A thua se flamuri i NATO-s, mjafton për të mbuluar të gjitha mosrealizimet?! Për të fshirë të gjitha ato premtimet për të cilat ai dhe qeveria e tij, u krijuan?! A thua se flamuri i NATO-s është një arritje e qeverisë, jo një arritje që aleatët tanë të mëdhenj ia njohën popullit shqiptar?! A thua se flamuri i NATO-s është flamuri i partisë dhe jo flamuri i një aleance, ku Shqipëria hyri me shumë vonesë, në radhë të parë për shkak të politikës së vjetër të Sali Berishës", tha Rama. Duke komentuar turin e kryeministrit Berisha për NATO-n, Rama tha se ai është një kopje e shëmtuar. "Është për të ardhur keq, që Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë një tur, që është një kopje e keqe e 'Dialogut tonë me Shqipërinë'. Është edhe një shfaqje realisht e trishtuar, pasi ky është një kryeministër që po mbyll vitin e tretë të mandatit të tij", tha Rama. Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me të rinjtë durrsakë, kryetari socialist u shpreh pro liberalizimit të universiteteve, por jo në këtë mënyrë, ku universitetet të prodhojnë vetëm të papunë të diplomuar. "Programi i ri i socialistëve dhe për çështjen e punësimit e të rinjve dhe shkollimin e denjë të tyre do të ketë zgjidhjen përkatëse, i cili do të formësohet gjatë "Dialog me Shqipërinë", tha Rama. Kreu socialist edhe gjatë takimit me të rinjtë durrsakë, nuk ka harruar të përmendë bashkimin e ri që kërkon të krijojë me shqiptarët. "Një bashkim i ri, që duhet të na bëjë të shohim përtej llogoreve, ku partitë na kanë vendosur prej 17 vjetësh, që duhet të na bëjë të kapërcejmë përtej kufijve të vjetër të pamundësive të diktuara nga partitë politike, që e kanë kthyer politikën në monopol të politikanëve", tha Rama. Sipas kreut socialist, politika kthehet në instrument në duart e qytetareve dhe qytetarëve, të cilët nuk janë të detyruar të bëjnë karrierë politike, nuk janë të detyruar të merren me politikën e politikanëve, por të cilët duhet të kenë mundësinë dhe të drejtën të merren me politikën e jetës". Rama është shprehur se shqiptarët duhet të zgjedhin ekipe më të mira dhe jo politikanë që luftojnë për interesa personale. "Ne do të hapim kapitullin e një Shqipërie të çliruar nga fuqia pengmarrëse e partive dhe e politikës, ku ata që zgjidhen nuk mund të jenë njerëz që grinden për interesat e tyre personale, sepse grindjet dhe ndasitë e tyre nuk reflektojnë në popull, te qytetarët e qytetaret, sepse jemi ne të gjithë që duhet të bashkohemi", tha Rama. a.l