E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Falënderoj SHBA-në për NATO-n”

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, falënderoi dje qeverinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe FA shqiptare në rrugën e tyre drejt reformimit, modernizimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike. 

Gjatë një takimi me një delegacion të lartë ushtarak të SHBA-së, i kryesuar nga gjeneral James B. Davis, Oketa nënvizoi se, "jemi të kënaqur nga bashkëpunimi që kemi me SHBA dhe me vendet e tjera partnere dhe besojmë se ky bashkëpunim do të forcohet më shumë në të ardhmen. Gjithashtu ne besojmë se në vitin 2009 do të jemi anëtarë me të drejta të plota në NATO". Ministri Oketa i njohu ushtarakët e lartë amerikanë me objektivin e FA shqiptare për të qenë forca profesioniste deri në vitin 2010, duke rritur mundësitë e tyre operacionale në interes të ruajtjes së lirisë dhe paqes, përkrah forcave të NATO-s dhe vendeve të tjera partnere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›