Belgjika mbështet integrimin e Shqipërisë për marrjen e statusit

Belgjika mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrjen e statusit kandidat për vendin tonë në vjeshtën e këtij viti.
Garancia ka ardhur nga Brukseli nga zëvendës.kryeministri belg, Didier Reynders, gjatë një konference për mediat me zëvendës-kryeministrin shqiptar, Edmond Haxhinasto, deklarata e numrit 2 të qeverisë belge vjen vetëm pak muaj para se Bashkimi Europian të shqyrtojë statusin kandidat të Shqipërisë, Belgjika ofron mbështetje për vendin tonë në këtë drejtim.
Nga ana tjetër zëvendës.kryeminstri Haxhinasto u shpreh se Shqipëria po punon me reformat që janë të rëndësishme për këtë process, ndërsa deklaroi se në këtë takim eshtë folur vecanërisht edhe për procedurat që po ndiqen për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ndërkaq palët janë shprehur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Belgjikës janë shumë të mira, ndërsa u shrpehën se tashmë duhet punuar në terma konkrete në fushën ekonomike, në mënyrë që të identifikojmë potencialet e mundshme në ekonomi e në tregti dhe në fushat e tjera.