Belgjika ratifikon MSA-në BE-Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Parlamenti i Rajonit të Valonisë ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim–Asocimit Shqipëri – BE më 25 qershor. Në javët në vijim dekreti i ratifikimit do të botohet në gazetën zyrtare (Moniteur) të Mbretërisë së Belgjikës. Në këtë mënyrë përfundon plotësisht ratifikimi i MSA-së BE-Shqipëri nga Senati, nga Parlamenti Federal (Dhoma e Përfaqësuesve) dhe nga Parlamentet Rajonale dhe Komunitare të Belgjikës. Për sa i përket procesit të ratifikimit të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, rezulton se deri tani, kjo marrëveshje është ratifikuar nga 21 vende. Ministria e Punëve të Jashtme i ka shprehur mirënjohjen Belgjikës dhe vendeve të tjera anëtare që kanë ratifkuar MSA-në, duke besuar në përmbylljen brenda parashikimeve të qeverisë shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008