“Shumica vendos për Reformën Zgjedhore”
Autori i Lajmit: red.
Zëvendëspresidenti i Grupit Parlamentar Socialist, Hannes Svoboda, njëherësh anëtar i Komisionit të Jashtëm shpreh qartë mendimin e tij se Reforma Zgjedhore vendoset në Kuvend me votat e shumicës, duan apo nuk duan partitë e vogla. Sipas tij, Reforma Zgjedhore mbetet e rëndësishme për një vend të vogël si Shqipëria. Deklaratat janë bërë gjatë takimit që Svoboda ka pasur me Kryetarin e PS-së, Edi Rama. “PS luan një rol të rëndësishëm për ndryshimin e Kushtetutës në Shqipëri. Ndërkohë që për proceset e tjera dua të them se zhvillimi i vendit arrihet përmes bisedimeve me qytetarët”, - ka deklaruar zyrtari evropian, Hannes Svoboda. Nga ana e tij, Rama është shprehur i kënaqur për imazhin e opozitës shqiptare në Bruksel dhe ka theksuar se PS do të jetë në gjendje t u japë shqiptarëve ndryshimin e shumëpritur. “Qeveria shqiptare nuk arrin të plotësojë detyrat e shtëpisë të BE-së, ndërkohë që jemi të kënaqur se imazhi që opozita përcjell është i pëlqyeshëm. E shohim këtë të konfirmuar në këto takime. Ndryshimi që do të sjellim ne do të jetë një ndryshim i prekshëm për qytetarët e Shqipërisë”, - ka pohuar Rama.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008