Belgjikë, 20-vjeçari nën akuzë për vrasjen e fëmijëve
I dyshuari për vrasjen e dy të miturve dhe një të rrituri në një kopsht fëmijësh është një 20-vjeçar. Nga prokuroria belge u bë me dije se i riu, që tashmë i është nënshtruar procesit të marrjes në pyetje prej hetuesve, nuk gjendej nën ndikimin e alkoolit apo të drogave në çastin e krimit. 20-vjeçari u arrestua pas serisë së sulmeve me thikë nga i cili u plagosën edhe dhjetë fëmijë e dy të rritur të tjerë. Sipas burimeve mjekësore që të tërë janë jashtë rrezikut për jetën