Obama, fillim i vështirë me Kinën
Sekretarja e Shtetit amerikan, Hilari Rodham Klinton, vërejti se asnjë vend tjetër nuk ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë rëndësi se Kina. Por raportet mes dy superfuqive po nisin me probleme vetëm pak ditë pas betimit presidencial të Barak Obamës. Në fjalimin e inaugurimit të së martës, Presidenti Barak Obama vërejti se si brezat e mëparshëm të amerikanëve "kishin mposhtur fashizmin dhe komunizmin". Televizioni shtetëror kinez e uli me shpejtësi zërin e Presidentit amerikan gjatë transmetimit teksa thoshte këtë frazë, ndërkohë që në ekran u shfaq drejtuesi i programit.
Pas kësaj, të mërkurën, Timoti Geitner, njeriu i zgjedhur nga Presidenti i ri në krye të Departamentit të Thesarit, shkroi se Obama beson që Kina po "manipulon" valutën e vendit të vet, në mënyrë që produktet kineze të shiten më lirë në Amerikë, por duke bërë që produktet amerikane të mbërrijnë me çmime më të shtrenjta te konsumatori kinez. Komentet e Geitnerit zemëruan zyrtarët kinezë, të cilët e ndjekin nga shumë afër retorikën kineze dhe ngrenë zërin për gjithçka që e konsiderojnë si ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Një prej zëvendëspresidentëve të Bankës Qendrore të Kinës reagoi dje ndaj qëndrimit të Geitnerit duke thënë se "komentet jo vetëm nuk u përmbahen fakteve, por edhe devijojnë analizat për shkaktarët e krizës financiare globale".
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kritikojnë shpesh Kinën lidhur me të drejtat e njeriut dhe me abuzimet tregtare, ndërkohë që Uashingtoni dhe Pekini e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të përfshirë në përpjekje të përbashkëta në çështje ekonomike, ushtarake dhe diplomatike.
Ministri i Jashtëm kinez, Jang Jieçi, deklaroi se vendi i tij ka vullnetin e duhur për të bashkëpunuar me administratën "Obama" për të forcuar edhe më tej lidhjet e bashkëpunimin. "Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë raportet më të rëndësishme bilaterale në botë", tha Jang për agjencinë shterpore të lajmeve "Xinhua".
Selig Harrison, drejtor i programit për Azinë në Qendrën për Politikat Ndërkombëtare tha se "është gabim i madh që administrata e re mendon se mund të përballet me Kinën si para dhjetë vjetësh, kur ne gëzonim një pozicion financiar të fortë në botë".
Përveç një përplasjeje ballë për ballë lidhur me interceptimin e një avioni spiun amerikan, ish-presidenti Xhorxh Bush e kishte kthyer në prioritet përforcimin e marrëdhënieve me Kinën. E megjithatë, marrëdhëniet tregtare mes dy gjiganteve shpesh janë të tendosura. Nga ana e vet, Kina thotë se ka bërë progrese në ndryshimet valutore dhe shqetësohet prej kërkesave të bëra në kongres për sanksione ndaj saj, nëse nuk merr shpejt masa për të rritur vlerën e valutës vendase kundrejt dollarit.
Ndërkaq, qëndrime të tilla nuk janë papritura për kinezët. Ministri i Jashtëm, Jang, ka bërë të qartë se studion vazhdimisht televizionet dhe gazetat amerikane. Gjatë fushatës presidenciale, Obama dhe Klinton nuk e kanë fshehur dëshirën për një pozicion më të ashpër ndaj Kinës lidhur me të drejtat e njeriut dhe praktikat tregtare.
E megjithatë, administrata "Obama" nuk është kompletuar ende: i duhet ende të emërojë shumë prej zyrtarëve që do të kujdesen për marrëdhëniet me Kinën; as nuk ka vendosur ende nëse do t‘i vazhdojë diskutimet e rangjeve të larta dypalëshe mbi çështjet ekonomike, të cilat zhvilloheshin dy herë në vit nën administratën "Bush" që prej vitit 2006.