Meksikë, narkotrafikanti pranon zhdukjen e 300 trupave
Policia meksikane bëri me dije arrestimin e trafikantit 45-vjeçar Santiago, Meza Lopez, i cili rrëfeu zhdukjen me acid të më shumë se 300 trupave të një bande rivale. Nga hetuesit mësohet se trupat e rivalëve të vrarë prej pjesëtarëve të kartelit ku bënte pjesë dërgoheshin te Lopez që kishte detyrën e zhdukjes së plotë të tyre, gjë që e kryente më së miri kundrejt pagesës prej rreth 600 dollarë në javë. Nga deponimi i 45-vjeçarit mësohet se e kryen këtë aktivitet që prej dhjetë vjetësh.