Mishel Obama, kundër kukullave të të bijave
Nuk kanë bërë ende një javë në Shtëpinë e Bardhë, por dy "bijat e para" janë bërë që tani pre e marketingut. Kompania e prodhimit të lodrave "Ty" ka hedhur tashmë në treg kukullat "Sasha e ëmbël" dhe "Malia e mrekullueshme". Zyra e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri shpejt me dije se Mishel Obama nuk është aspak dakord me diçka të tillë. "Mendojmë se është gabim shfrytëzimi i qytetarëve të mitur për qëllime marketingu", tha një prej zëdhënësve të Mishel Obamës në një deklaratë për shtyp.