Itali, shpërthehet qendra e ndalimit të emigrantëve
Qindra emigrantë klandestinë shpërthyen një qendër ndalimi emigrantësh në ishullin italian të Lampeduzës, duke protestuar rrugëve të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Lampeduzës Bernardino De Rubeis tha për Agjencinë e Lajmeve AFP se emigrantët kishin arritur të shkatërronin rrethimin e sigurisë së qendrës dhe se u larguan 700 prej tyre.
Mësohet se qëllimi i këtij veprimi është protesta ndaj kushteve që u ofrohen këtyre njerëzve në kamp, kapaciteti i të cilit është 850 veta, por ku aktualisht numërohen mbi 2 mijë emigrantë. Të premten, Organizata e Kombeve të Bashkuara i kishte kërkuar Romës ta shqyrtonte me vëmendjen e duhur këtë "situatë të vështirë humanitare". Komisioni i Lartë për refugjatët i OKB-së (UNHCR) u shpreh me shumë shqetësim për mbipopullimin e këtij kampi, duke parë se shumë prej refugjatëve detyroheshin të kalonin netët jashtë godinave në këtë dimër të ftohtë. UNHCR ka kritikuar edhe vendimin e qeverisë italiane për t‘i mbajtur emigrantët në këtë qendër me të mbërritur në ishull. Më parë shpërndaheshin nëpër qendra të tjera.
De Rubeis saktësoi se rreth 700 emigrantë qenë larguar nga qendra e posaçme gjatë mëngjesit së të shtunës për t‘iu drejtuar qendrës së qytetit, ku nisën të thërrisnin: "Liri" e "Na ndihmoni". "Situata është mjaft e vështirë", tha kryetari i bashkisë për agjencinë italiane të lajmeve AFP.
Emigrantët vetë thonë se po protestojnë kundër kushteve tepër të vështira që u ofrohen në qendër, si edhe planeve të qeverisë italiane për të hapur një qendër të re identifikimi dhe përzënieje në një bazë ushtarakë të ishullit që nuk përdoret prej kohësh. Kryetari i Bashkisë së Lampeduzës bën me dije se edhe rezidentët kanë protestuar gjithashtu kundër planeve të qeverisë për qendrën e re të mbajtjes së refugjatëve, e cila sipas banorëve "do të kthehet në një lloj burgu".
Nga Ministria e Brendshme Italiane mësohet se vetëm gjatë vitit të shkuar në brigjet e Lampeduzës zbarkuan 31,700 - 70 për qind më shumë se në vitin 2007. Në të shkuarën këta emigrantë që kërkonin azil shpërndaheshin në Itali. Tani, nën një ligj të implementuar në dhjetor, mbahen në ishull. Ata që nuk përmbushin rregullat e ligjet e shtetit italian kthehen në vendet përkatëse.
Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve janë nga Somalia dhe Eritrea dhe marrin parasysh rreziqet e udhëtimit në det të hapur për të hyrë në Evropë, në kërkim të një jete më të mirë.