Fëmijët e Gazës
Amira Kirm gjendet sot e shtrirë në shtratin e një spitali me këmbën në allçi. Mjekëve u është dashur të përdorin disa vida metalike për t‘i bashkuar kockën. Për ditë të tëra pas operacionit, Amira, 15 vjeçe, nuk ishte në gjendje të fliste, madje edhe tani flet shumë pak e me zë tepër të ulët.
E shkuara i ka rezervuar kujtime të hidhura: ka parë të atin t‘i vdiste në rrugën përpara shtëpisë, më pas dëgjoi shpërthimin e një bombe që i vrau të vëllain 14-vjeçar, ashtu si edhe motrën 16-vjeçare. Më pas, tri ditë të kaluara krejt e vetme, e plagosur dhe gjysmë pa ndjenja, në një shtëpi të braktisur, ku qëndroi deri në çastin që u gjet të dielën e shkuar. I është thënë se do t‘i duhet shumë kohë të shërohet. Mund të ketë shansin të dërgohet në Francë për kura më të kujdesshme mjekësore dhe pas kësaj, muaj të tërë rehabilitimi e kujdesi psikologjik.
Vetëm tani, kur pjesa më e madhe e të vdekurve është varrosur, mund të llogariten dëmet psikologjike që i janë shkaktuar popullsisë së Gazës. Ajo që bie në sy më shumë se gjithçka tjetër është kostoja e tmerrshme e luftës te fëmijët e Gazës, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e 1.5 milionë banorëve që banojnë në këtë rrip të mbipopulluar toke.
Numri total i të vdekurve gjatë ofensivës trejavore izraelite në Gaza është 1285, sipas Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut, ose 1268, sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut Al Mezan. Mes gjithë këtyre viktimave numërohen 280 fëmijë. Impakti i kësaj tragjedie do të ndihet gjatë shumë viteve që do të pasojnë. Mes më shumë se 4 mijë të plagosurve, mbi një e katërta ishin fëmijë, disa të mbetur me gjymtime shumë të rënda. Programi i Komunitetit Shëndetësor të Gazës vlerëson se gjysma e fëmijëve - rreth 350 mijë - janë prekur nga çrregullime post-traumatike.
Amira Kirm, e cila jetonte në Tel Al Hava, skena e disa prej luftimeve më të ashpra që u zhvilluan në Gaza, është mes të paktave që do të mund të marrin asistencë mjekësore jashtë vendit. Ka një ëndërr për të përmbushur me t‘u kthyer përsëri në qytetin e saj. "Dua të bëhem avokate", thotë, "dhe të jem në sallën e gjyqit përpara izraelitëve për t‘i dënuar për atë çfarë bënë".
Pjesa më e madhe e fëmijëve, për një arsye a një tjetër, kanë nevojë për trajtime mjekësore. Ditët e para të kësaj jave disa psikologë po ecnin mes rrënojave të një shtëpie në Atatra dhe aty folën me një djalë të familjes Abu Halima, i cili humbi të atin, tre vëllezër dhe një motër të mitur nga një zjarr i tmerrshëm që përpiu shtëpinë, pas shpërthimit të një bombe izraelite me fosfor. "Problemi është se nuk ndihen të sigurt as në shtëpitë e tyre, rrugëve, brenda xhamive", thotë Ehasan Hafifi, një prej psikologëve. "Ky djalë po e sheh atë që i ndodh përreth si të ishte një film i pambarimtë. Ata që kanë pësuar trauma psikologjike mund të vihen nën kujdes, ndonjëherë edhe të kurohen. Por këto shqetësime mendore mund të shkaktojnë probleme që do t‘i shoqërojnë gjatë gjithë jetës".
Izraeli i ka hedhur poshtë gjatë gjithë kohës kritikat e komunitetit ndërkombëtar, për faktin se forcat e armatosura kanë goditur pa dallim, duke shkaktuar viktima të shumta në radhët e popullsisë civile. I pyetur mbi këto kritika, Kryeministri Ehud Olmert vërejti në një intervistë të dhënë para dy ditëve në gazetën izraelite "Ma‘ariv" dhunën psikologjike që kanë pësuar fëmijët izraelitë gjatë viteve të fundit. Ai shtoi: "Tani flitet për mizoritë e izraelitëve. Kur fiton automatikisht lëndon më shumë nga ç‘të lëndojnë. Dhe ne nuk kishim ndër mend ta humbitnim këtë fushatë. Çfarë donit, të na vriteshin qindra ushtarë?"
Nga ana e Izraelit, 13 veta gjetën vdekjen prej konfliktit, 3 mes të cilëve civilë. Në total, gjatë tetë viteve të fundit, 20 izraelitë kanë gjetur vdekjen prej zjarrit me raketa dhe mortaja të lëshuara nga militantët në Gaza. Ndalimi i këtij zjarri me raketa ishte edhe synimi kryesor i ofensivës së fundit izraelite, gjë që edhe u arrit.
Por Ejad El Sarraj, një psikiatër i njohur që drejton programin shëndetësor në Gaza, tha se vitet e dhunës veçse e kanë shtuar edhe më tej radikalizmin mes radhëve të të rinjve, të cilët kanë parë poshtërimin e etërve dhe tani ndihen të pambrojtur.
Organizata që drejton Ejad El Sarraj po trajnon 1 mijë njerëz, me qëllim shpërndarjen në gjithë Gazën për të ofruar ndihmë njerëzore në familjet e viktimave, si dhe për të përcaktuar rastet më të rënda, të cilat duhet t‘u nënshtrohen terapive nga profesionistë.
Psikologu tregon se që tani i kanë mbërritur raporte të panumërta për fëmijë që urinojnë natën në shtrat, që bien në gjendje shoku, që nuk flasin fare, që kanë probleme të rënda pagjumësie, që shfaqin shenja të forta dhune, mungesë oreksi e shqetësime të tjera.
Ndryshimi mes kësaj lufte dhe revoltave të mëparshme, siç ishte intifada e parë në fund të viteve tetëdhjetë, ishte se atëherë ekzistonte një vijë fronti, me tanket të pozicionuara përgjatë kufirit. Tani artileria dhe tanket hapën zjarr brenda zonave urbane të Gazës, madje edhe mbi shtëpitë e zakonshme të qytetit. "Tani kemi frikë se Izraeli do ta bëjë këtë gjë përsëri e përsëri", thotë Ejad El Sarraj. "Ky shkatërrim shërben për të na kujtuar atë që do të bëjë Izraeli kundër nesh. Fëmijëve u duhet siguruar një ambient protektiv, ndërsa baballarëve u duhet dhënë shansi të rifitojnë statusin si mbrojtës të familjes, duke u ofruar punë e shtëpi ku të vendosin familjet... Kjo është një katastrofë masive njerëzore dhe tani duhet të përballemi me pasojat".