Spanjë & Francë, stuhia e fortë shkakton viktima
Stuhia e krijuar prej erërave të forta, me shpejtësi deri 172km/h, të shoqëruara me reshje shiu përfshinë rajone të gjera në Spanjë e Francë. Tre fëmijë gjetën vdekjen për shkak të rrëzimit të çatisë së palestrës së një shkolle në afërsi të Barcelonës, ndërkohë që dy viktima të tjera u shkaktuan në Spanjën Veriore. Të paktën 1 milion shtëpi mbetën pa furnizim me energji elektrike në Francë, ndërkohë që janë mbyllur hekurudhat, aeroportet dhe shumë rrugë.