E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e parë për Sitin, Çelsi hap Premier Ligën

ANGLI- Mançester Siti ka pësuar humbjen e parë për këtë sezon të Premier Ligës, duke u mposhtur 2-1 nga Çelsi në "Stemford Brixh". Edhe pse e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, me një gol të Mario Balotelit pas 80 sekondash, "Citizens" janë dorëzuar përballë një ekipi që ka kërkuar me më ngulm fitoren.

Në minutën e 34-të, portugezi Raul Meireles ka barazuar shifrat, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Mançinit mbeti shumë shpejt me 10 vetë, për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga Gael Klishi. Tetë minuta para fundit, Frenk Lampard ka shënuar golin e fitores për Çelsin me penallti. Me këtë humbje, Siti mbetet në vend të parë, por tashmë vetëm 2 pikë larg Mançester Junajtid. Ndërsa Çelsi arriti Totenhemin në vendin e tretë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›