Juventusi i pamposhtur, spektakël në "Olimpiko"
ITALI- Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida e javës së 14-të të Serisë A, mes Romës dhe Juventusit. Në "Olimpiko" është zhvilluar një ndeshje emocionuese dhe spektakolare, me bardhezinjtë që kanë treguar se janë një skuadër e pamposhtur.
Pika e marrë mbrëmë i ka mjaftuar "Zonjës së Vjetër" për të rimarrë kreun e Serisë A, në kuotë të barabartë pikësh me Udinezen, por edhe për të konfirmuar se ajo mbetet një skuadër e pathyeshme këtë sezon. Një meritë të madhe për këtë ka patur edhe portieri Xhixhi Bufon, që ka pritur një penallti të Françesko Totit. Pjesa e parë ka nisur me një gol të Daniele De Rosit, që i ka dhënë avantazhin skuadrës verdhekuqe. Më pas, Juve ka nisur të dominojë në çdo aspekt, por në pjesën e parë ka qenë sterile në sulm. 16 minuta nga nisja e pjesës së dytë Xhorxhio Kielini devijon në rrjetë gjuajtjen e Estigarribias.
Dy minuta më pas, arbitri Orsato dha një penallti për vendasit, pas një kontakti mes Vidal e Lamelës në zonë. Nga pika e bardhë Françesko Toti gaboi, me Bufon që kthehet në një hero. Në minutat e mbetura, Xhakerini e Kualjarela patën mundësinë për t'i dhënë Juves fitoren, por nuk arritën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)