E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas për vdekje kalimtarin

ELBASAN- Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në aksin Elbasan-Peqin.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 25 vjecari Arjol Llapushi është përplasur nga një mjet me targa turke, ndërsa kalonte rrugën në këtë aks dhe si pasojë ka humbur jetën.

Tashmë është kryer ndalimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi turk Erkan Paloç 42-vjec nga Stambolli. Policia po heton për ngjarjen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›