Belgjikë, atentat me granatë dhe armë, 4 të vdekur, 64 të plagosur
LIEGE- Një sulm me armë dhe granatë ka tronditur qytetin Liezh të Belgjikës, ku siç raporton rrjeti televiziv BBC, janë vrarë 4 persona ndërsa janë plagosur 64 të tjerë.
Po sipas rrjetit britanik, disa persona hodhën granata dhe hapën zjarr ndaj një turme me njerëz në një stacion autobusi.
Sipas informacioneve të para, një prej atentatorëve quhet Nordine Amrani, me precent penal, ka lëshuar granatat në një shesh të mbushur me njerëz, përpara se të vriste vetën.
Ndërsa mediat lokale thonë se një tjetër person është arrestuar nga policia. Sipas prokurorit të përgjithshëm në Belgjikë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja