Zbllokohet pas tre orësh aksi Elbasan-Qafë Krrabë
ELBASAN - Reshjet e shiut në orët e para të mëngjesit në rajonin e Elbasanit, shkaktuan bllokim në aksin Elbasan-Tiranë, në Qafë Krrabë pranë kilometrit të 29-të.
Disa masivë gurësh ranë në aksin kryesor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Përreth tre orë është bllokuar qarkullimi rrugor, ku mjetet kanë lëvizur vetëm me një korsi.
Situata është përmirësuar pas mbërritjes së punëtorëve të Drejtorisë së Mirmëmbajtjes së Rrrugëve, të cilët kanë bërë të mundur zhbllokimin e aksit nacional.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe patrullat e qarkullimit rrugor të cilët kanë bërë të mundur orientimin e lëvizjes së mjeteve.
Mësohet se aktualisht situata është përmirësuar dhe drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur me një shpejtësi minimale, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.
(er.nu/ata/BalkanWeb)