E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, prezantohet prefektja e re, Voltana Ademi

SHKODËR- Voltana Ademi, prefektja e Qarkut Shkodër, e cila zë vendin e paraardhësit të saj, Maxhid Cungu, aktualisht në detyrën e kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, është prezantuar sot në mjediset e Prefekturës së Shkodrës.

Zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Pone, tha se,“ne këtë detyrë të lartë është një grua që tregon edhe për një shkallë shumë të lartë emancipimi për një qytet apo qark siç është Shkodra. Emërimi i saj vjen pas një karriere të suksesshme që ka pasur në nivelet e qeverisjes vendore, duke qenë edhe nënkryetare e bashkisë së Shkodrës".

Ndërsa zonja Voltana Ademi e konsideroi emërimin e saj nga Qeveria Shqiptare, si një vlerësim për gruan shkodrane. “Unë mendoj se nuk është vetëm një vlerësim për mua si person, por për të gjithë qytetarët e Shkodrës, për mua si grua, si nënë dhe kjo në një farë mënyre përbën një sfidë personale", theksoi ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›