E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy: Serbia të avancojë dialogun me Kosovën

BRUKSEL – “Bashkimi Europian pret që Serbia të avancojë dialogun me Prishtinën, në mënyrë që në muajin shkurt të marrë statusin e kandidatit”.Kështu deklaroi në Bruksel presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy.

Duke iu adresuar deputetëve të Parlamentit Europian, Rompuy citohet të ketë thënë se “Brukseli pret që Serbia të avancojë dialogun dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën me synimin që në shkurt të 2012-së Këshilli i Ministrave t’i lejojë statusin e kandidatit, të cilin Këshilli Europian me pas do ta konfirmojë”.

Kushti kryesor që Serbia të merrte statusin kandidat për në Bashkimin Europian ishte që të normalizonte marrëdhëniet me Kosovën dhe të zbatonte marrëveshjet e arritura mes dy vendeve në Bruksel.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›