E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i bllokon autokolonën me ndihma ruse

LEPOSAVIC– Autokolona ruse me ndihma për serbë të Veriut në Mitrovicë, është ndaluar nga EULEX -i në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
Ndalimi është bëri pasi EULEX ka kërkuar përcjellje të kësaj autokolone deri në Mitrovicë. Pas këtij ndalimi, serbët në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 makina të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit.

Në shoqërimin e autokolonës me ndihma ruse është edhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin.
EULEX nuk lejon kalimin e autokolonës deri sa të arrijnë forcat e sigurisë të tij, ndërsa serbët nuk lejojnë këto forca të kalojnë derisa të arrijë autokolona ruse.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›