E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 16 afganë, e mbron avokati i vrasësve serialë

Pamja nga tragjedia ne Afganistan

Ushtari amerikan që vrau 16 civilët afganë, mund të ketë qenë i dehur në momentin e krimit dhe ka qenë i ngarkuar me një mori stresesh, përfshirë edhe humbjen e njërës këmbë të shokut të tij në ushtri, një ditë para ngjarjes. Ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, po mbrohet nga Xhon Henri Braun, avokati që ka mbrojtur edhe vrasësin serial Ted Bundy dhe banditin famëkeq, Colton Harris-Moore. Ushtari ka hyrë në tri shtëpi afgane dhe ka qëlluar civilët që po flinin, duke marrë 16 jetë, nëntë prej të cilëve ishin fëmijë. Një zyrtar i lartë amerikan është shprehur për The New York Times se: Në fund të hetimit, do të dalë se ai ka pasur një kombinim të stresit, alkoolit dhe çështjeve familjare. Avokati do të përdorë plagosjen e ushtarit tjetër si bazë të mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›