E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, vendet arabe do të mbyllin gjashtë ambasadat

Ndërsa përfaqësuesi special i Ligës Arabe dhe OKB-së për bisedimet e paqes në Siri, Kofi Anan, raportonte në Kombet e Bashkuara për takimin me Asad dhe opozitën, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit ka njoftuar se të gjashtë shtetet anëtare të tij kanë vendosur ti mbyllin ambasadat në Damask të Sirisë, si protestë kundër sulmeve vdekjeprurëse të qeverisë së Bashar al Asad ndaj popullsisë rebele. Abdullatif al Zajani, kreu i Këshillit, tha se mbyllja e ambasadave nënkupton dënim të vrasjes së vazhdueshme të popullit nga regjimi në Siri dhe refuzimi ndaj të gjitha nismave që synojnë gjetjen e zgjidhjes për këtë krizë. Gjashtë ambasadat janë të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit, Omani, Katari dhe Kuvajti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›