Eurogrupi, Merkel propozon ministrin gjerman të Financave
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka propozuar që ministri gjerman i Financave, Volfgang Shaubël, të bëhet presidenti i ardhshëm i eurogrupit, pas dorëheqjes së Zhan Klod Xhunker. Lajmi u publikua në të përditshmen gjermane, Financial Times Deutschland. Gazeta ka shkruar, bazuar në burime anonime, se ministri i Financave i një vendi të zhvilluar dhe i klasifikuar me AAA si Gjermania, ka avantazhe për të marrë drejtimin e eurogrupit. Por vendimi përfundimtar për 69-vjeçarin pritet të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale franceze. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk e ka miratuar propozimin e Merkelit, duke menduar forcimin e pozitës gjermane në financat e eurozonës me këtë lëvizje, por as nuk e ka kundërshtuar atë.