Belishova, Shehu dhe Paçrami braktisin mbledhjen e jugosllavëve
19/03/2005 Sekreti i listës së zezë që jugosllavët i dhanë Enverit për tradhtarët
Cili ishte projekti jugosllav mbi të cilën u nënshkrua marrëveshja tregtare Jugosllavi-Shqipëri? Pse Nako Spiru nuk pranoi të nënshkruante këtë marrëveshje?
Pse u rrezikua Shqipëria nga varësia tregtare me shtetin fqinj? Cila ishte biseda që bëri Zllatiç me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen? Jugosllavët i japin Enverit listën e zezë me emra tradhtarësh. Pse Shehu, Belishova dhe Paçrami e braktisën mbledhjen e Byrosë? Vetëvrasja e Nako Spirus dhe akuzat që mori me vete.
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Në mars-prill të vitit 1947, në Beograd, u bënë bisedimet për përfundimin e marrëveshjes tregtare jugosllavo-shqiptare, mbi bazën e projektit jugosllav. Ajo parashikonte që Shqipëria të hiqte dorë nga monopoli mbi tregtinë e jashtme, sepse të gjitha operacionet e import-eksportit do të realizoheshin ekskluzivisht nga organizmat jugosllavë. Kreu i delegacionit shqiptar, ministri i Ekonomisë, Nako Spiru, nuk pranoi të nënshkruante kushtet e pafavorshme për Shqipërinë të marrëveshjes, pa u këshilluar me qeverinë. Pas kësaj, delegacioni jugosllav u tërhoq përkohësisht, duke i përqendruar diskutimet në komisionin dypalësh për hartimin e planit të parë pesëvjeçar për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë popullore të Shqipërisë. Projekti parashikonte zhvillimin e atyre degëve të ekonomisë, të cilat kishin interes parësor për Jugosllavinë. Përpunimi i prodhimeve të bujqësisë dhe të industrisë nxjerrëse, do të bëhej në Jugosllavi. Në këmbim të tyre, Shqipëria do të merrte mallra industriale jugosllave.
U lidhën njëkohësisht marrëveshje të tilla, të cilat e shndërronin Shqipërinë në një provincë të varur nga Jugosllavia. Nga njesimi i sistemit monetar fitoi dinari jugosllav. Marrëveshjet për unifikimin e çmimeve, për bashkimin doganor, për përputhjen e detyrueshme të planeve ekonomike, për krijimin e shoqërive të përbashkëta shqiptaro-jugosllave, i jepnin përparësi palës jugosllave. Duke patur parasysh ndryshimin në nivelet e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve, kualifikimin më të ulët të kuadrove shqiptarë të ekonomisë, realizimi praktik i këytre marrëveshjeve, do ta vinte Shqipërinë në varësi të plotë të fqinjës veriore. Por karakteri miqësor i marrëdhënieve dypalëshe bëri që të fashiteshin për njëfarë kohe fërkimet, të cilat shfaqeshin herë pas here.
Edhe në këto bisedime, kundërshtari i Jugosllavisë ishte Nako Spiru. Ai qe i ri (28 vjeç) dhe i vendosur. Veç kësaj, pozitat e tij ishin forcuar ngaqë kishte gjetur mbështetjen e gjeneralit Mehmet Shehu, i cili ishte kthyer nga BRSS, ku kishte studiuar për një vit në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm e njëkohësisht kishte punuar në redaksinë shqiptare të Radiokomitetit, i shtyrë më tepër nga ndjenja e detyrës partiake, se sa nga interesi material. Në atë kohë, në BRSS nuk kishte specialistë që dinin gjuhë shqipe dhe tërheqja e komunistëve të huaj për të propoganduar mënyrën sovjetike të jetesës në vendet e tyre, kishte hyrë në praktikën e përditshme të mjeteve të informimit masiv.
Mbështetja nga një njeri i tillë me autoritet kishte rëndësi të dorës së parë për Nako Spirun. Pozitat e tij qenë forcuar dhe nga simpatia që tregonin për të disa anëtarë të tjerë të KQ-së. Prandaj, udhëheqja e PKJ-së filloi të vepronte për diskretitimin e tij. Ditët e para të nëntorit të vitit 1947, pas një mungese gati tremujore, u kthye në Tiranë përfaqësuesi i KQ të PKJ-së, Savo Zllatçi. Më 5 nëntor, ai u takua me Hoxhën e Xoxen dhe në emër të KQ të tij bëri një dekleratë verbale, me anë të së cilës shprehu pikëpamjen e udhëheqjes jugosllave, se KQ i PKSH-së dhe qeveria shqiptare kanë marrë një pozicion të gabuar për problemet e zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, duke i ndërtuar planet e tyre (apo që përgatiten t'i ndërtojnë) të shkëputura nga planet ekonomike të Jugosllavisë dhe se në Shqipëri ekzistonte një front i fshehtë antijugosllav. Në thelb, kjo ishte një kërkesë e hapur për të gjetur, për të demaskuar e për të larguar ata që kishin mendim të kundërt. Në deklaratë, teksti i së cilës iu dorëzua Hoxhës, përmendeshin emra konkretë, por ato akoma dhe sot mbahen sekret. Mbi kokën e Spirut po mblidheshin retë. Udhëheqësit shqiptarë prisnin me një padurim të dukshëm kthimin nga Moska të Çuvahinit, i cili, që nga vizita e Hoxhës në muajin korrik, nuk qe dukur më në Tiranë. Ambasadori sovjetik gëzonte një respekt të madh te zyrtarët që bashkëpunonin me të. Ai qe dashamirës e i afrueshëm dhe i gatshëm në çdo çast të ndihmonte me këshilla udhëheqësit e rinj të vendit, të cilët kishin aq shumë nevojë për to. Elita politike shqiptare e atëhershme përbëhej kryesisht nga pjesëmarrës të lëvizjes partizane të krahut komunist në moshë të re dhe shumë të re (jo më shumë se 20-30-vjeçarë), të cilët e shikonin diplomatin 43-vjeçar të Bashkimit Sovjetik të lavdishëm, si një shok më të moshuar e më me përvojë. Duke mos patur përgatitjen profesionale për postet e larta që zinin dhe përvojën e punës, ata kishin nevojë për ndihmë. Por të gjitha pyetjet merrnin të njëjtën përgjigje: Ambasadori vazhdonte pushimet në bregun e Detit të Zi.
A.N.Gagarinovi, sekretari i parë i misionit që zëvendësonte Çuhavinin, njoftoi MPJ-në e vet mbi bisedën e 11 nëntorit me Spirun, gjatë së cilës ai i kishte treguar për ndërhyrjen e Zllatiçit. Sipas tij, Hoxha dhe Xoxe ua kishin bërë të ditur anëtarëve të Byrosë Politike akuzat e Jugosllavëve vetëm pjesërisht. Pastaj, shkruante Gagarinovi, ai kishte ngritur sytë nga portreti i Stalinit dhe kishte thënë se të tëra këto “duhet ti dinte ai që drejtonte politikën e të gjithë vendeve socialiste”.
Më 18 nëntor u mbajt mbledhja e mbyllur e Byrosë Politike e KQ të PKSH-së. Kandidatët e Byrosë Politike, Mehmet Shehu, Liri Belishova dhe Fadil Paçrami, nuk morën pjesë. “Ata nuk e venë kokën nën grushtin e jugosllavëve dhe janë njerëz, të cilët jugosllavët nuk i duan”, komentoi mungesën e tyre Spiru, ndërsa i tregonte Gagarinovit me hollësi për zhvillimin e mbledhjes. Raportin e mbajti vetë Hoxha, që u solidarizua plotësisht me akuzat e jugosllavëve. Spiru kishte mbetur shumë i prekur, sepse Hoxha dhe Xoxe, që kishin biseduar disa herë me të për letrën e KQ të PKJ-së, i kishin fshehur që “jugosllavët ngrinin hapur problemin, sikur ai, Nako Spiru, ishte frymëzues i prirjeve antijugosllave në Shqipëri. Vetëm nga raporti i Enver Hoxhës në Byronë Politike, mora vesh për këtë. Kjo më kërcënon me vdekje. Në gjuhën shqipe, kjo do të thotë që unë jam armik”. Dhe më pas shtoi: “Qofsha unë fajtor, por për çdo hap, jam marrë vesh me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen”.
Më 20 nëntor, Hoxha thirri Gagarinovin dhe i parashtroi thelbin e konfliktit të brendshëm në parti. Ai i tregoi për vendosmërinë e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike për të përmirësuar marrëdhëniet me jugosllavët, për zemërimin e tyre nga sjellja e Spirut, i cili “në çdo kohë e për çdo rast, mund të flasë me orë të tëra, ndërsa për problemin, që është baza e punës së tij, qoftë dhe dy herë nuk ka pranuar të flasë”. Spiru përpiqej me ngulm të shtynte çastin e papëlqyer të takimit me shokët në rolin e të akuzuarit, derisa të fliste hapur me Hoxhën. Por, ai nuk pranoi. Mbrëmjen e po asaj dite, Spiru i dorëzoi Gagarinovit një letër, në të cilën paraqiste tezat e fjalës së tij në Byronë Politike dhe premtonte se të nesërmen do t’i tregonte për të gjitha me hollësi. Por “të nesërme” për Spirun nuk pati. Ai u vetëvra në zyrë në sytë e ndihmësve.
Akuzat e ngritura kundër Spirut, si udhëheqës i fraksionit, që qe krijuar “nën hundën e Sekretarit të Përgjithshëm” qenë përmbledhur në referatin e Xoxes, të mbajtur më 1 dhjetor të vitit 1947, në Shkollën e Partisë të Tiranës. Spiru akuzohej për veprimtari shoviniste antijugosllave, që synonte të mbillte anarki për lidhje me armiqtë e klasës, madje edhe për spiunazh. Ishte vërtetuar se qëndrimi armiqësor i Spirut dhe i pasuesve të tij ndaj klasës punëtore, ndaj kuadrove të shëndoshë të partisë, d.m.th., me prejardhje punëtore, buronte nga prejardhja e tij borgjeze. Vetëm se klasa punëtore nuk gabon kurrë, tha Xoxe, ndërsa inteligjenca u nënshtrohet shumë lehtë ndikimeve të huaja.
Për të zhdukur pasojat e “veprimtarisë armiqësore” të Spirut, u vendos të bëhej spastrimi i aparatit shtetëror e partiak nga pasuesit e tij, ndërsa në fushën e politikës së jashtme të përmirësohej akoma më shumë bashkëpunimi i ngushtë me Jugosllavinë. Për forcimin e kontakteve në fushën ushtarake, në fund të dhjetorit të vitit 1947, erdhi në Shqipëri shefi i shtabit të ushtrisë jugosllave. Ndërkohë M.Shehu, i cili qe shprehur kundër planeve të përbashkëta, ishte hequr nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Zëvendësuesi i tij, Beqir Balluku, filloi të punojë krah për krah me gjeneralët jugosllavë. Bëhej fjalë për futjen në rajonin e Korçës të një divizioni jugosllav, gjoja për mbrojtjen e përbashkët të kufirit jugor të Shqipërisë nga sulmi, që po përgatitnin monarko-fashistët grekë dhe imperialistët anglo-amerikanë.