Belishtajt nuk janë mohuar asnjëherë
Sqarimi
Patrioti Ethem Belishta nuk është mohuar asnjëherë, përkundrazi, ai është përjetësuar nga vëllai i tij me nota të spikatura në librin “Lagjja Belishta” që është në shitje që më datë 23 prill të këtij viti. Marrë shkas nga një artikull i botuar më datë 15 korrik të këtij viti nga një bashkëpunëtor i gazetës me titull “Mohimi i familjes, vëllai mohon publikisht vëllanë”, referuar librit që flet për Belishtajt, stafi i gazetës “standard” i kërkon ndjesë lexuesit, si dhe gjithashtu familjes Belishta për ngatërresën në këtë shkrim. Kjo, pasi në të, disa tregues nuk janë të njëjtë me realitetin dhe se artikullshkruesi ka fotokopjuar, fatkeqësisht, një certifikatë familjare që në të vërtetë ka qenë e falsifikuar, gjë e cila ka bërë që në shkrim të flitet për një person që ka ndërruar jetë më 26 janar të vitit 1981 (27 vjet më parë), duke e paraqitur aktualisht në jetë.