Hetim kunatës, i mori fëmijën e të vëllait
Në Durrës
Pas denoncimit së një shtetaseje në policinë e Durrësit për rrahje nga kunata e saj (motra e bashkëshortit), punonjësit e policisë së këtij qytetit kanë mundur të zbardhin historinë. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësja e kësaj policie, Ornela Cako, sipas së cilës hetimi i kësaj ngjarje daton që në 8 gusht të këtij muaji, kur S.S., 30 vjeçe, është paraqitur në polici dhe ka pretenduar se ishte dhunuar nga kunata e saj, Fiqerete Sela. Ndërkohë që rreth orës 09:00 të së martës, policia tha se ka ribërë kallëzim penal në 30-vjeçarja S.S., e cila pretendon se kunata e saj (motra e bashkëshortit), 30-vjeçarja Fiqirete Sela, banuese në Fushë-Krujë, beqare, i ka marrë dhe nuk lejon që të takojë tre fëmijët e saj përkatësisht të moshave 9,11 dhe 13 vjeç (fëmijën e vogël kjo shtetase e ka marrë me vete pasi divorci është ende në proces). Për këtë arsye, policia tha se nga ana e saj u kryen veprimet e para hetimore lidhur me këtë rast dhe materialet procedurale për veprën penale të marrjes pa të drejtë të fëmijës i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.