E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohen 4 persona për shfrytëzim të paligjshëm inertesh

Tiranë

Katër persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës, pasi dyshohen për shfrytëzim inertesh në mënyrë të paligjshme. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, Renato Bezhani, 21 vjeç, Alfred Myrto, 33 vjeç, Telha Çela, 45 vjeç dhe Besnik Bilali, 54 vjeç, të katër banues në Tiranë, mendohet se kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme lëndët inerte në lumin Erzen, pranë komunës së Ndroqit. Sipas policisë, Task Force pranë Prefekturës së Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit, ka vendosur vënien e gjobës prej 500 000 lekë subjektit juridik "Bezhani", për të cilin po punonin katër personat e mësipërm, të

cilët pas intervistimit në mjediset e policisë janë lënë të lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›