E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka pengon asgjë për ekstradimet

Alibeaj

Asnjë procedurë ligjore nuk pengon tashmë kryerjen e ekstradimeve të shtetasve shqiptarë të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Deklarata ka ardhur një ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili në një intervistë për televizionin “Klan” është shprehur se marrëveshjet me shtetet e tjera tashmë do të lehtësojnë prurjen e personave të arrestuar jashtë vendit. Për këtë, Alibeaj i është referuar ekstradimit më të fundit nga Anglia të Armand Bogdanit të dënuar me 13 vjet burg për trafik lëndësh narkotike. Sakaq, kreu i Ministrisë së Drejtësisë ka bërë me dije se për këtë vit ka pasur 162 kërkesa për ekstradim dhe se deri tani janë kryer 62 prej tyre, Gjithashtu, Alibeaj ka shpjeguar se falë një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e drejtësisë me shtetin italian, tashmë jo vetëm që ekstradimet nga ky vend do të jenë më të lehta, por nëse një shtetas shqiptar kryen një krim në Itali dhe mendon të vijë në Shqipëri për t’i shpëtuar dënimit atje, nuk do të jetë kështu, pasi edhe policia shqiptare do të punojë për kapjen dhe ekstradimin e autorit në shtetin ku kërkohet për veprën penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›