E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana e Marseille, fitore ndaj Lyon

Lorik Cana ka mbajtur fjalën e dhënë një ditë më parë pasi skuadra e tij, Marseille, ka mposhtur 2:1 kampionët e Francës në fuqi në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës. Mesfushori defanziv i kombëtares shqiptare është aktivizuar si gjithmonë për 90 minuta me skuadrën e tij dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 60-të të takimit që ka qenë shumë i tensionuar. Si pasojë e kësaj katër fubolistë nga të dyja skuadrat kanë dalë nga loja me karton të kuq. Lyon e ka filluar mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 18-të me anë të Cris, por në tre minutat e fundit Marseille ka barazuar dhe ka kaluar në epërsi me golat e Pagis dhe Niang.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›