E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha si zëvendësues, Hamburg vetëm barazim në shtëpi

Trajneri i skuadrës së Hamburgut, Thomas Doll, ka vendosur që të fillojë edhe një ndeshje duke mos aktivizuar sulmuesin shqiptar Besart Berisha dhe përsëri ka qenë Hamburg që ka pësuar. Berisha është futur në fushë në ndeshjen që Hamburg ka barazuar 1:1 në stadiumin vendas përballë Energie Cottbus të Ervin Skelës, vetëm në minutën e 69-të të ndeshjes dhe nuk ka arritur që ta shpëtojë skuadrën e tij nga pozita e fundit në renditjen e Bundesligës. Se sulmuesit e "shtrenjtë" të Hamburgut, serbi Daniel Ljuboja dhe kroati Ivica Olic nuk kanë arritur që të shënojnë. Sulmuesi shqiptar i cili ka zëvendësuar Ljubojan ka pasur një rast të mirë shënimi vetëm dy minuta para përfundimit të ndeshjes, por portieri i Cottbus i ka mohuar golin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›