E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxheri i Ferdinandit kritikon Hodgsonin

Menaxheri i Rio Ferdinandit ka kritikuar selektorin e Anglisë, Roy Hodgson për “mungesë respekti” pasi mbrojtësi i Manchester Unitedit sërish u la jashtë ekipit për Euro 2012.

Gary Cahill iu bashkua listës së futbollistëve që do të mungojë në Evropian për shkak të lëndimeve dhe në vend të tij në skuadër nuk u ftua Ferdinandi por mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Kelly.

“Pse dallon Rio? Të trajtohet në këtë mënyrë një futbollist i cili ka qenë kapiten i Anglisë dhe zhvilloi 81 ndeshje me Kombëtaren është turp. Mungesë e plotë respekti nga Hodgson dhe FA”, deklaroi Jamie Moralee.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›