E Diel, 1 Nëntor 2026

Bello: Berisha kërkon të fshehë krimin

Socialistët mendojnë se Sali Berisha është i interesuari kryesor për moszbardhjen kurrë dhe varrosjen përgjithnjë të së vërtetës tashmë të ndriçuar, të zhdukjes së Remzi Hoxhës. Sipas Marko Bellos, kjo e detyron Sali Berishën të gënjejë dhe të sulmojë hapur dhe dhunshëm, njëlloj si Toto Rina dhe Xhovani Bruska, prokurorët që hetojnë dhe mbrojnë akuzën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj përgjegjësve të SHIK-ut. "Berisha demonstroi edhe njëherë se ai është autori dhe frymëzuesi i drejtpërdrejtë i kërcënimeve kriminale ndaj prokurorit Xhevat Hana, familjes së tij, madje edhe ndaj Avni Koldashit dhe dëshmitarit Ziso Kristopulli", u shpreh Bello.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›