Bello: Do rrisim bashkëpunimin rajonal
18/02/2005 Ministri i Shtetit, pranë Kryeministrit, Marko Bello, ka vënë theksin në intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për të parandaluar luftën kundër kurrupsionit. Deklarata e ministrit Bello është bërë gjatë një takimi me përfaqësues të zyrës koordinuese të sekretariatit rajonal. Kjo tryezë është organizuar në kuadër të iniciativës antikorrupsion të paktit të stabilitetit. Vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta të të gjitha institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe identifikimi i mënyrave dhe praktikave të bashkëpunimit pritet të rrisë rezultatet në këtë nismë. Duke përfaqësuar qeverinë shqiptare, ministri Bello ka theksuar se "qeveria shqiptare është e impenjuar në luftën kundër korrupsionit dhe e gatshme për bashkëpunim rajonal në këtë fushë". Në këtë takim merrnin pjesë dhe përfaqësues të zyrës monitoruese të sekretariatit rajonal, anëtarët të grupit të monitorimit antikorrupsion, përfaqësues të shoqatës civile dhe të medias. Ndërkohë që javën e ardhshme drafti i qeverisë për konfliktin e interesave do të paraqitet në Kuvend.