Moisiu sot në Kroaci
18/02/2005 Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, niset sot për në Zagreb, të Kroacisë, për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e marrjes së detyrës të Stipe Mesiç, si President i Republikës së Kroacisë. Në këtë ceremoni janë të ftuar gjithashtu kryetarë shtetesh të rajonit dhe më gjerë. Gjatë qëndrimit në Zagreb, Presidenti Moisiu do të zhvillojë takime me homologë dhe në mbrëmje do të kthehet në Tiranë. Gjatë këtyre dy viteve, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë kanë njohur një ngritje të ndjeshme. Kjo sidomos në lidhje me interesat e përbashkëta të rajonit tonë. Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Kroacisë kanë shkëmbyer dhe një sërë vizitash reciproke, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e mëtejshëm.