KOP, strategji për "kapitalet e vdekura"
18/02/2005 Specialistët thonë se nga aktivizimi i ekonomisë në zonat infromale përfitohen 3 miliardë USD
"Qeveria shqiptare nuk ka nevojë t’iu lutet vendeve të zhvilluara për kredi pa fund"
Komiteti i Orientimit të Politikave është në përfundim të studimit për vënien në funksionim të kapitaleve që ekzistojnë në zonat informale. Në studim është theksuar se duke qenë se banesat, aktivitetet private apo tjetër, në zonat me ndërtime të paligjshme nuk janë të legalizuara dhe kapitalet që janë në to nuk vihen në funksionim. Ndaj dhe duhet bërë njohja ligjore për të krijuar mundësinë e qarkullimit të kapitaleve. Ekspertët theksojnë se në këto zona janë 3 miliardë dollarë, që duhen vënë në përdorim. Ndaj, anëtarët e KOP theksojnë se nuk do të jetë fare e vështirë të realizohet procesi i legalizimeve.
Strategjia
PD thekson se njohja e plotë, ligjore dhe zyrtare e të drejtës së pronësisë, përfshi rehabilitimin dhe kompensimin e plotë të të shpronësuarve në mënyrë të dhunshme gjatë komunizmit do të sjellë lëvizje të kapitaleve që janë në Shqipëri. Kjo gjë e bën pasurinë e paluajtëshme fleksibël. Të drejtat e formalizuara të pronësisë mundësojnë aftësinë për t’u ndarë në pjesë midis individëve, gjë që rezulton në më shumë fleksibilitet për të marrë kredi, për të investuar, apo për të ndarë rriskun. Dhënia e titujve të pronësisë së ligjshme sektorit informal/ekstraligjor të strehimit, biznesit dhe pronësisë, përmes procesit të legalizimit me kushte dhe rregulla loje, sipas përfaqësuesve të KOP-it do të sigurojë mënyra të besueshme për të vërtetuar pasuritë e të tjerëve dhe i jep ekonomisë një hov të paparë, për shkak të vënies në lëvizje të kapitaleve të ’vdekura’, të cilat mund të ’ngjallen’ vetëm përmes një procesi ligjor formalizimi. Ndërsa ngritja e sistemeve zyrtare të evidentimit të pasurive të paluajtshme, i bën njerëzit dhe bizneset më të besueshëm, pasi adresat e tyre mund të verifikohen lehtësisht. Kjo gjë ndihmon për forcimin e besimit midis palëve që nuk njihen më parë. Ky kusht për speciallistët e PD-së cilësohet i domosdoshëm për të ndërtuar marrëdhënie biznesi në kapitalizëm.
Baza e strategjisë
Eksperienca amerikane në legalizimin e pasurive ekstraligjore ka zënë një vend jo pak të rëndësishëm në strategjinë e hartuar nga Komiteti i Orientimit të Politikave. Specialistët thonë se njohja dhe integrimi i të drejtës së pasurive ekstraligjore ka qenë një element kyç që e bënë SHBA-në ekonominë më të rëndësishme të tregut dhe prodhuesen kryesore të kapitalit në botë. "Edhe pse jo gjithmonë me ndërgjegje dhe dëshirë, amerikanët i legjitimuan gradualisht normat dhe rregullimet ekstraligjore të pronësisë që kishin bërë më të varfërit dhe ekskluduarit e shoqërisë, duke i integruar ato me ligjin për tokën në një sistem të ri formal të pasurive të paluajtshme. Ishte pikërisht procesi i integrimit ai që ne e quajmë rëndom "legalizim", që krijoi mundësi për të gjeneruar kapital, duke e zëvendësuar karakterin statik të pronës së sigurtë të mbrojtur nga ndryshimet e shpejta, me aspektin dinamik të pronësisë në funksion të rritjes ekonomike", sqarojnë specialistët. Gjithsesi, sipas tyre, kjo nuk do të thotë se vendi ynë do të imitojë verbërisht tranzicionin amerikan në formalizimin e pronësisë ekstraligjore. "Por leksioni më i mirë nga SHBA është vetë gabimi që bëhet po të pretendosh se sektori ekstraligjor nuk ekziston. Kjo bëhet edhe më fatale po ta formalizosh këtë sektor pa një strategji të qartë për kanalizmin e energjisë ekstraligjore", thonë specialistët.
Studimi në terren i kapitaleve në zonat informale
Anëtarët e KOP sqarojnë se. në bazë të një studimi të bërë në Bashkinë e Kamzës, u konstatua se vetëm gjatë dekadës së fundit janë investuar rreth 100 milionë USD ndërtime. Sipas këtij studimi, 95 për qind e tyre është ndërtuar në mënyrë informale pas viteve '90. Por, ndërsa ndërtimi dhe investimi informal arrinte në shifrat e 10 milionë dollarëve në vit, investimet publike në mjaft raste kanë munguar totalisht dhe, në rastin më të mirë, ato nuk e kanë kaluar vlerën e 100 mijë dollarëve në vit. Për ta përforcuar më shumë këtë studim, u vëzhguan dhe zona të tjera rreth qrndrave të qyteteve dhe u pa se afërsisht 6 deri në 7 ndërtime në çdo 10 objekte ishin ndërtuar në mënyrë ilegale. "Tashmë është e qartë se sektori informal në vend përbën një aktor të painjorueshëm, madje duke përfshirë edhe sfera si biznesi i vogël, transporti, tregtia, shërbimet e ndryshme. Popullsia e Tiranës tashmë është 3-fishuar, Durrësi është 2-fishuar, Kamza dhe Fushë-Kruja janë 10-fishuar, bregdeti shqiptar po përjeton sot një bum demografik", thonë specialistët. Sipas tyre, e gjithë kjo është një pasuri, e cila në mënyrë absolute nuk duhet neglizhuar. Për këtë qëllim, specialistët e KOP po punojnë për garantimin e një legjislacionin për të përfshirë në sektorin informal shumicën e pasurive të paluajtshme dhe bizneseve informale ekstraligjore. "Kjo duhet të shoqërohet me reduktimin maksimal të procedurave, kostove dhe kohës aktuale administrative të formalizmit, për të ringjallur një kapital të konsiderueshëm, që aktualisht është i vdekur", sqarojnë specialist
Në të gjithë vendin llogariten rreth
3 miliardë dollarë kapitale të vdekura
Pas vitit 1990 në Shqipëri janë
pothuajse 70% e ndërtimeve pa leje
Në të gjithë botën, asetet informale,
arrijnë rreth 10 trilionë USD
Hapat që duhen ndërmarrë