E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendjet civile jepen me koncension

18/02/2005  Hiqet shtetësia dhe për 45 shqiptarë

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka vendosur të firmosë lënien e shtetësisë shqiptare dhe për 45 shtetas të tjerë. Në këtë vendim, kreu i shtetit është bazuar në nenin 92, pika “c”, e Kushtetutës dhe të ligjit "Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e ministrit të Rendit Publik. Në vendimin që hyn në fuqi menjëherë thuhet: U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Kolë Gjokë Gjoka

2. Adriano Smajl Mehja

3. Altin Nikolla Simaku

4. Eli Sami Klos (Alliu)

5. Adnan Sami Qyqja

6. Fjoralba Fatmir Qyqja (Pasholli)

7. Irma Ndue Dockhorn (Gega)

8. Ilir Jusuf Vezi

9. Dashamir Gani Disha

10. Ingrid Fisnik Mlera (Preza)

11. Steven Paulin Mlera

12. Vjollca Islam Göbel (Gordani)

13. Lulash Gjok Lumaj

14. Frida Myrteza Tetzel (Bimi)

15. Astrit Shasho Shukullari

16. Kristina Pavli Shukullari (Mirashi)

17. Agron Astrit Shukullari

18. Elton Astrit Shukullari

19. Natasha Demir Lenz (Beshiraj)

20. Rexhep Ismail Halili

21. Manjola Bashkim Ferati (Tota)

22. Bashkim Mustafa Berisha

23. Blerta Bashkim Berisha

24. Flamur Fatmir Rira

25. Zamir Shyqyri Elezi

26. Albert Riza Shkurtaj

27. Sara Albert Shkurtaj

28. Merial Albert Shkurtaj

29. Anila Ymer Shkurtaj (Beqiri)

30. Alberto Fatmir Merkaj

31. Ermira Gjolek Çapaj (Rakipaj)

32. Adrian Ibrahim Shehu

33. Fatmira Sami Nano

34. Amarildo Edmond Pobrati

35. Gabriela Edmond Nano

36. Shpëtim Edmond Nano

37. Ferdinand Thoma Mita

38. Natalia Ferdinand Mita

39. Felix Ferdinand Mita

40. Diana Sejamit Mita (Mehmetaj)

41. Genci Besim Gozhdari

42. Pëllumbeshë Urim Hoxhaj (Azis)

43. Vilson Kamber Kamberi

44. Ilir Dikë Doçi

45. Adem Lulash Isaak (Krasniqi)

Blushi: Firma do të fitojë vetëm kartat e identitetit, bashkitë mbetën administratorët

Opozita: PS nuk manipulon asnjëherë dy herë në të njëjtin vend dhe me të njëjtën mënyrë

Pas dy orë debatesh, deputetët e mazhorancës kanë miratuar ndryshimin e ligjit për koncensionet, duke pranuar dhe përfshirjen në këtë veprim të Gjendjeve Civile. Sipas ministrit të Pushtetit Vendor, ky veprim do t'i hapë rrugën plotësimit të standardeve ndërkombëtare për dokumentet e identitetit. Sipas tij, në këtë veprim që po ndërmerr qeveria nuk flitet për dhënien me koncension të administrimit të Gjendjeve Civile, por vetëm të informatizimit të sistemit të regjistrit civil. Firma që do të investojë, sipas Blushit, do të ketë fitimin e saj vetëm në shitjen e kartave të identitetit, sipas kontratës që do të nënshkruhet, dhe nuk do të ketë të drejtën e dhënies së urdhrave për lëvizjen e emrit të individëve nga njëra qendër në tjetrën. Ministri ka sqaruar se do të jenë krerët e bashkive dhe të komunave përgjegjësit kryesor të administrimit të Gjendjeve Civile. Por, opozita ka shprehur rezervat në lidhje me këtë veprim, duke e cilësuar dhe si shkelje të identitetit kombëtar. Duke shkuar më tej është aluduar dhe për një tentativë për manipulimin e listave të zgjedhësve.

Opozita

Përfaqësuesit e opozitës janë shprehur të shqetësuar mbi dhënien me koncension të Gjendjeve Civile, duke u shprehur dhe për rrezikun e ngritjes së çmimeve. Ndaj në debat u kërkua që kontrata, e cila do të nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe firmës investuese të miratohet në parlament, para se të hyjë në fuqi. Por dhe kjo kërkresë është rrëzuar prej votës së deputetëve socialistë. Gjatë debatit, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD-së, Fatos Beja, është shprehur se "Qeveria shqiptare, edhe në rastet e mëparshme, nuk ka qenë e zonja të kërkojë nga pala tjetër zbatimin e kontratës së nënshkruar. Nëse ajo kërkon të informatizojë dhe modernizojë gjendjet civile, jemi shumë dakord, ta bëjë vetë dhe jo me koncesion”.

LSI

Një qëndrim të rezervuar dje kanë mbajtur dhe deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Spartak Braho, në qëndrimin e tij, ka kërkuar që të mblidhet komisioni legjislativ i Kuvendit, për t'u shqyrtuar nga ekspertët ndryshimi i ligjit për koncensionet. Sipas tij, vetëm pasi të jenë shprehur ekspertët, deputetët do të jenë të qartë se si duhet të votojnë. Gjithashtu, Braho ka shprehur shqetësimin e tij se për këtë draft nuk është marrë mendimi i Komisionit parlamentar të Ligjeve, por vetëm ai i Ekonomisë. Për deputetin e LSI-së, ndryshimi i bërë nuk ka lidhje me çështjet ekonomike, por në përputhshmërinë ligjore dhe kushtetuese. Por dhe kërkesa e Brahos nuk është marrë parasysh, duke e miratuar dhënien me koncension të Gjendjeve Civile me 63 vota pro, 54 kundër dhe 4 abstenime.

Opozita jep rezervat për vendimin

Gjatë seancës se djeshme, deputetët e opozitës kanë theksuar se vendimi për dhënien me koncension të Gjendjeve Civile. Madje, nënkryetari i PD-së është shprehur se PS nuk manipulon dy herë në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin vend, por krijon mundësira dhe situata të ndryshme. Miratimin e koncensionit për gjendjet civile, Fatos Beja e ka cilësuar si një vendim i trishtueshëm dhe" pretendimet se do të modernizohet nëpërmjet koncensoionit janë pretendime që nuk qëndrojnë për faktin se në këtë vend ka shumë gjëra për të bërë dhe mënyrat e financimit ligjor janë të shumta, janë me Buxhetin e Shtetit, pra me taksat, janë më kredi me kushte të favorshme, që jepen nga institucionet ndërkombëtare, janë nga donacione të mundshme, siç ka patur dhe raste të tjera". Sipas tij, do të ishte mirë që të merren paraysh standardet evropaine dhe të ecim siç ecet në vendet e tjera, të paktën për të qenë më të sigurtë në hapat që ne hedhim. Asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e bën këtë që u miratua sot në parlamentin shqiptar.

Për koncensionin e shërbimit duhet referendum me krerët e komunave e bashkive

Ministri Blushi tha në seancë: "Nuk kemi ndërmend të japim me administrim shërbimin e gjendjeve civile. Jo se nuk duam, por nuk mundemi, pasi duhet bërë një referendum me krerët e të gjitha bashkive dhe komunave. Ajo që duhet të bëhet, është të investohet në rrjet për të kompjuterizuar shërbimin. Regjistri kombëtar do të informatizohet, prandaj kërkojmë edhe thithjen e investimeve. Është shumë e rëndësishme ngritja e kësaj teknologjie informative. Kemi zgjedhur koncesionin, pasi kredia nuk është në dorën tonë, dhe Buxheti i Shteti nuk i përballon dot shpenzimet që duhet për informatizimin. Nga këto tri mënyra, zgjodhëm koncesionin".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›